VIDEO/ Kreu i SPAK te “Ligjet”, Dumani: Në fokus, anti-terrorizmi, përdorëm agjentë të infiltruar, rritëm aksesin tek sistemet e të dhënave
Kreu i Prokurorisë së Posaccme Anti-Korrupsion Altin Dumani, po raporton këtë të premte punën e bërë nga institucioni që ai drejton para deputetëve në Komisionin e Ligjeve.
Gjatë fjalës së tij Dumani theksoi se i është kushtuar rëndësi e veçantë ndaj procedimeve, ndërsa shtoi se është ulur numri i çështjeve të transferuara.
Ai tha se në 2022-n është ulur numri i çështjeve të transferuara, duke shtuar se SPAK i ka kushtuar vëmendje të veçantë veprave penale të terrorizmit.
Ndër të tjera kreu i SPAK-ut, Altin Dumani u shpreh se për herë të parë u përdorën agjentë të infiltruar dhe është rritur aksesi i SPAK në sistemet e të dhënave.
“Ka një regjistër të dhënash për procedimet penale, po përgatitet rregullorja për sistemin e vlerësimit për oficerët e BKH-së.
Në 122 procedime penale janë, rritje pozitive në procedime, 2022 pjesën më të madhe është proceduar përgjimi, 1023 pajisje fundore.
Një e dhënë e rëndësishme është rritur gama e databazave, ku SPAK ka akses të drejtpërdrejtë.
Kjo është një arritje sepse ne e dimë se sa e dobishme është përshtatja në mënyrë të shpejtë.
Po krijon një sistem të brendshëm të menaxhimit, për menaxhimin e informacionit në mënyrë sa më të shpejtë.
4 vendime dënimi për ish zyrtarë të nivelit të lartë, 24 procedime penale për ish-zyrtarë të nivelit të lartë.
Në lidhje me rekomandimin e aseteve kriminale, sekuestrohen portofol asetesh si pasuri të paluajtshme”, tha Dumani.