Aksident në aksin Laç-Mamurras, plagosen tre maturantë (FOTO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2023, 13:06
Tre të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti.
Ngjarja ka ndidhur në aksin e vjetër Laç-Mamurras, pranë fshatit Gjorem.
Mësohet se automjeti me të cilin po udhëtonin tre të rinjtë, maturantë, është përplasur me një tjetër automjet.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe autoambulanca, e cila ka dërguar të plagosurit në Spitalin e Traumës.