Kultivuesit e gështenjave drejt falimentimit, “grerëza e zezë” iu bën gjëmën, protesta në Tropojë

Kultivuesit e gështenjave drejt falimentimit, “grerëza e

Kultura e gështenjës së Tropojës, është infektuar nga “grerëza aziatike” e njohur ndryshe si “grerëza e zezë. Shpend Nikoçi, Kryetar i Shoqatës së Kultivuesve të Gështenjës, thotë se kjo sëmundje e pa konstatuar më parë  rreth 3 mijë familjeve që kultivojnë e tregtojnë këtë drufrutor iu ka shkaktuar një dëm ekonomik prej 6.5 milionë euro pa llogaritur dëmtimin e ekosistemit të masivit të gështenjës.

Kryetar i Shoqatës së Kultivuesve të Gështenjës, Shpend Nikoçi: Unë mbroj interesat e 3 mijë familjeve të rrethit Tropojë, që kanë prona në ekosistemin e rrethit. Sivjet është shfaqur një sëmundje e re, është një insekt shumë i vogël, dëmtues me aftësi shumë të mëdha për ta shkatërruar ekosistemin e gështenjës. Këtë pemë gjigante e shkatërron për një periudhë 7 vjeçare.

Vetëm këtë vit Tropojës do ti mungojnë 6 milion euro. Pemët e reja me gjendje biologjike normale, do të shkatërrohen. Duhen marrë masa, kjo sëmundje luftohet vetëm nëpërmjet kontrollit biologjik, me një insekt tjetër, që e ka si insekt parësor.

Na duhet detyrimisht, zhvillohet disa herë më pak se insekti që është duke e shkatërruar. Është marrë koloni nga vende të tjera dhe është instaluar për ta luftuar. Për herë të parë në Tropojë. Fakulteti i Shkencave mund të aktivizojë koloninë, ata i kanë pajisjet e nevojshme. Do 5-6 vite për ta luftuar, po efektet duken që në vitin e parë. 80% të këtij viti e ka eleminuar.

Përballë kësaj situate fermerët përmes një proteste kërkuan nga qeveria aktivizimin e strukturave kërkimore-shkencore dhe kontrollet biologjike që ulin nivelin e infektimit.

Masivi i gështenjës në Tropojë zë një sipërfaqe mbi 2 mijë e 86 ha me rreth 220 mijë rrënjë, prej të cilave rreth 190 mijë janë në prodhim, ku rendimenti arrin deri ne 40-45 kilogram për rrënje.

EMISIONET