DOKUMENTI/ Një ditë pas VIDEO-skandalit, jep dorëheqjen gjyqtari i Vlorës. Ja si Hektor Sinasnaj, jep zyra me qira dhe shet gjyqe

DOKUMENTI/ Një ditë pas VIDEO-skandalit, jep dorëheqjen  gjyqtari

Një ditë pas video-skandalit të publikuar në media, ka ardhur  dorëheqja e gjyqtarit të Vlorës Hektor Sinanaj, i cili “jep zyra me qira dhe shet gjyqe”.

Në tekstin e dorëheqjes ja le stafetën djalit të tij që vijon studimet në shkollën e Magjistraturës.

DORËHEQJA

DOKUMENTI/ Një ditë pas VIDEO-skandalit, jep dorëheqjen  gjyqtari

SKANDALI

Gjyqtari i Vlorës Hektor Sinanaj ka shumë probleme, përsa i përket deklarimit të pasurisë pranë ILDKLPI-së. Deklarimin e pasurisë Sinanaj e ka detyrim ligjor, që nga viti 2000, kur ka filluar punë si gjyqtar. Gjatë punës si avokat në Vlorë për vitet 1992-2000 Hektor Sinanaj ka deklaruar 170 milionë lekë të vjetra, por Sinanaj si avokat, nuk figuron si subjekt i regjistruar.

Po kështu gjyqtari ka probleme me një banesë të dhuruar nga e ëma, një makinë të dhuruar, pa deklaruar dhuruesin, të ardhurat nga një bilardo, që gjyqtari ka deklaruar, subjekt ky, që nuk ekziston në QKB. Sinanaj për vitet 2008 deri në 2021 ka deklaruar të ardhura nga një aktivitet privat Kopsht për fëmijë “Pinoku shpk” i regjistruar në emrin e gruas.

Nga konstatimi i shumave ndër vite del, se janë deklaruar rreth 165 milionë lekë të vjetra më shumë në ILDKPI, krahasuar me fitimet nga ky aktivitet në tatime. Sinanaj është pronar edhe i një ndërtese 3 katëshe përballë gjykatës së Vlorës, objekt i ndërtuar pa leje, e me origjinë trualli të dyshimtë.

Në këtë godinë gjyqtari jep zyra me qira për avokatë e psikologë, të cilët i “furnizon” me puna nga gjykata. Emisioni “Stop” provoi ti marrë një zyrë më qira Hektor Sinanajt dhe ai u zbërthye, duke thënë, se këtu edhe qiraja del falas, për shkak të punëve, që ai u siguron.

DOKUMENTI/ Një ditë pas VIDEO-skandalit, jep dorëheqjen  gjyqtari
Ne foto: Gjyqtari Hektor Sinasnaj

Arben Llangozi: Duke referuar, sipas deklarimit të gjyqtarit, nga viti ’92 deri në vitin 2000, kur ai ka filluar punë, gjyqtari ka fituar rreth 17 milionë lekë të reja. Duke u interesuar pranë QKB-së dhe organeve tatimore, rezulton se gjyqtari nuk ka qenë fare i punësuar si avokat, por ai ka deklaruar në mënyrë të rreme, ka bërë deklarim të rremë dhe ILDKLPI-ja ka heshtur dhe nuk ka kryer asnjë lloj verifikimi. Gjyqtari deklaron se është bërë pronar i një banese, me pjesë 1 të 2-ën takuese, të dhuruar nga nëna e tij. Pastaj, më mbas, na del gjyqtari me kuota të plota në këtë pasuri, me 100% të vlerës së saj. Sesi është bërë, ky është një dyshim shumë i madh. Por nuk është vetë kjo, gjyqtari është implikuar në pastrim parash, për arsye sepse gjyqtari pretendon se ka pasur një bar bilardo dhe ka përfituar të ardhura, kur ndërkohë nga interesimi jonë si në QKB dhe në organet tatimore, rezulton që nuk ka pasur asnjë lloj subjekti me këtë objekt aktiviteti. Gjyqtari madje, në një depozitë bankare, ka depozituar 700 mijë lekë sipas deklarimit të tij dhe ka fituar 12 milionë lekë të reja. Siç jua theksova, gjyqtari, në mënyrë të çuditshme ka marrë dhe një Mercedes-Benz dhuratë. Nuk është verifikuar se nga cili person është dhuruar ky Mercedes, apo ka pasur të ardhura ky pesron që ia ka dhuruar, apo ka qenë në konflikt interesi, sërish kjo nuk është hetuar. Ajo që është më e çuditshme, në vitin 2019, në kohën e vetingut, gjyqtari ka kryer pushime në Ksamil, 15 ditë, me vlerën 14 milionë lekë të vjetra. Por nga interesimi që ne kemi bërë, si në subjektin përkatës, po ashtu edhe në organet tatimore, rezulton që nuk është e vërtetë.

Sinanaj për vitet2008 deri në 2021 ka deklaruar të ardhura nga një aktivitet privat kopsht për fëmijë “Pinoku SHPK”, i regjistruar në emrin e gruas. Nga konstatimi i shumave ndër vite del se janë deklaruar rreth 165 milionë lekë të  vjetra më shumë në ILDKPI, krahasuar me fitimet nga ky aktivitet në tatime.

Arben Llangozi: Gjyqtari pretendon se bashkëshortja e vetë, ka pasur një kopsht deri në vitin 2008, që quhet “Pinoku”. Nga interesimi që ne kemi bërë, rezulton se nuk ekziston asnjë lloj procesi i tillë dhe sipas gjyqtarit, ka gjeneruar një total të madh të ardhurash që bashkëshortja e vetë ka kryer. Rezulton se në vitin 2008, bashkëshortja e gjyqtarit ka hapur një aktivitet me objekt çerdhe dhe kopsht, dhe çdo vit pretendon se ka fituar nga 2 milionë e 400 mijë lekë përafërsisht. Por nga verifikimi që ne kemi bërë nga organet tatimore, rezulton se nuk është e vërtetë, por kjo shtetase ka përfituar të ardhura në vlerën 400 deri në 500 mijë lekë të reja. Pra, gjyqtari ka deklaruar rreth 2 milionë lekë me pretendimin se janë përfituar nga aktiviteti privat i bashkëshortes, por në asnjë moment nuk provohet kjo gjë, madje provohet e kundërta.

Sinanaj është pronar edhe i një ndërtese 3-katëshe përballë gjykatës së Vlorës, objekt i ndërtuar pa leje, e me origjinë trualli të dyshimtë. Në këtë godinë gjyqtari jep zyra me qira për avokatë e psikologë, të cilët i “furnizon” me puna nga gjykata.

Arben Llangozi: Gjyqtari pretendon se ka ndërtuar me leje, ka marrë dhe një kredi, por na rezulton që gjyqtari ka bërë ndërtim pa leje. Në deklaratën e vitit 2010, gjyqtari ka deklaruar se ka paguar në shtetin shqiptar 9 mijë euro për legalizimin e objektit të ndërtuar pa leje ndërtimi. Pra, gjyqtari ka bërë vepër penale dhe institucione si ILDKLPI-ja dhe të tjerë, kanë heshtur dhe nuk kanë marrë asnjë lloj mase, edhe pse gjyqtari ka deklaruar që ka kryer një krim.

Ne provuam t’i marrim një zyrë më qira Hektor Sinanajt dhe ai u zbërthye, duke thënë se këtu edhe qiraja del falas, për shkak të punëve, që ai na siguron.

I infiltruari: Z. Hektor si kaluat? Si jeni?

Gjyqtari Hektor Sinanaj: Mirë, faleminderit!

I infiltruari: U interesova dhe më thanë, nusja në fakt ka mbaruar për psikologji, iku tek zyra, që ka pasur diku tek Trans Ballkanikja dhe thamë mos gjenim ndonjë vend këtu afër.

Gjyqtari Hektor Sinasnaj: Ka qënë ndonjë herë në gjyq tek unë?

I infiltruari: Jo, jo…! Ta shikoj njëherë si ambient vëlla dhe…?

Gjyqtari Hektor Sinanaj: Ja shikoje si zyrat e shtetit, po është mirë këtu, se është afër me gjykatën.

I infiltruari: Prandaj e doja këtu afër!

Gjyqtari Hektor Sinanaj: Zyrat janë të freskëta në behar, të ngrohta në dimër.

I infiltruariKështu është e mobiluar?

Gjyqtari Hektor Sinasnaj: Po, po! Ky është ambienti, është super komod dhe është lirë, 100 mijë lekë…

I infiltruari: Tek 100 mijë lekshi e ke?

Gjyqtari Hektor Sinanaj: Po, paguaj energjinë vetë se e kam me një sahat, plus tsaksën e qirasë, se më lirë, s’ka…

I infiltruari: Tani unë do të le një farë kapari. Mua po më pëlqen si ambient, nuk dua ta lëshoj!

Gjyqtari Hektor Sinasnaj: Po më ke dhënë tepër… është me 106.

I infiltruari: S’ka gjë! Mbaji! Brënda mundësive gjithmonë, meqë mund të dalim të njohur më vonë, jo e kisha tek kjo pjesë, mund të na ndihmosh me ndonjë gjyq, n.q.s të jepet mundësia?

Gjyqtari Hektor Sinanaj: Ore ata avokatët, që janë, këtu zere, se janë pa qira fare. Ju them unë paguaj energjinë elektrike, se e kam sahatin për të gjithë godinën, se punon dhe zonja ime këtu, ka një After school dhe ju them unë, që energjinë e paguaj, në gjyqe ju marr, ja u paguaj edhe qiranë… zere se e kanë pa lekë fare…

elton qyno hektor sinanaj gjyqtari i vlorës gjyqtari

EMISIONET