Dha dëshmi të ndryshme për disa vrasje, SPAK i heq statusin e “Bashkëpunëtorit të drejtësisë” Henrik Hoxhajt

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Henrik Hoxhajt që rrëfeu variantet e tij për disa vrasje të ndodhura në vend, i hiqet statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Sipas Prokurores  e çështjes deklarimet e Hoxhës, binin ndesh dhe nuk ishin të njëjta me ato të Nuredin Dumanit.

Henrik Hoxhaj në Prill të vitit të kaluar mori statusin e bashkpuntorit  duke treguar disa ngjarje për të cilën ai vet ka marrë pjesë me Nuredin Dumanin.

Por nga analiza e faktve disa qëndrime të tij  treguar për disa atentate të kryera në bashkëpunim me Dumanin nuk korrespondojnë me ato të këtij të fundit.

Së fundmi, Skerdi Tase u vetëofrua si bashkëpunëtor, duke rrëfyer të dy atentate, atë me porosi të Albert Pashajt për të vrarë Aredin Beharin si dhe atentatin ndaj Lulzim Mashës, administratorit të një shkolle private në Tiranë.

Henrik Hoxhaj njihet si krahu i djathtë i Niredin Dumanit, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin e persona të tjerë, kryen disa vrasje, më të rëndat ajo e vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, si dhe të Dorian Shkozës Anxhelo Avdiajt.

spak nuredin dumani edison vatnikaj henrik hoxhaj

EMISIONET