Detajet e reja: Breshëri drejt fasadës së jashtme të Top Channel, 1 plumb kapi roje për vdekje

Detajet e reja: Breshëri drejt fasadës së jashtme të Top

Një breshëri kallashnikovi është lëshuar mbrëmjen e sotme drejt fasadës së jashtë te televizionit Top Channel duke e lënë vrima në të.

Si pasojë e kësaj breshërie në fasadë, njeri prej plumbave ka kapur edhe një roje të sigurisë private të quajtur Pal Kola i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

"Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi Pal Kola, 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve)." - njofton policia. 

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.

top channel mëzez kallashnikov vritet roja pal kola

EMISIONET