Detaje nga ngjarja e 1 janarit/ Autori Saimir Xhafa kryente qitje të çrregullta, i plagosuri Agim Jazaj ende s’ka dëshmuar

Informacionet e dërguara nga qytetarët nuk e kanë ndihmuar policinë e shtetit për të zbuluar vendndodhjen e 36-vjeçarit Saimir Xhafa, i cili plagosi me armë zjarri Agim Jazejn në ditën e parë të vitit. Policia dyshon se autori dhe viktima kishin njohje të mëparshme, e ndërsa ende nuk dihet arsyeja e konfliktit për shkak se të plagosurit nuk i është administruar ende dëshmia.

Policia e Shtetit ende nuk ka arritur të zbulojë vendndodhjen e 36-vjeçarit Saimir Xhafa, i dyshuar për plagosjen e 51-vjeçari Agim Jazaj. Ngjarje kjo e ndodhur në 1 janar në afërsi të xhamisë xhura në Tiranë.

Hetuesit e krimeve kundër jetës gjatë kontrollit të makinës së autorit nuk ka konstatuar sende të kundërligjshme, e po ashtu edhe në banesën e tij në zonën e “Kodrës së Priftit”.

Burimet thanë për “Ora News” se deri më tani i plagosuri nuk ka dhënë dëshmi para hetuesve pasi gjendja e tij shëndetësore nuk është e qëndrueshme.

Por nga dëshmitë e tjera ta administruara është zbuluar fakti se mes dy personave ka pasur njohje të mëparshme.

Ditën e ngjarjes thonë burimet të dy kanë qenë në xhamin Xhura ku nga kamerat e sigurisë evidentohet fakti që ata komunikojnë në distancë me njëri-tjetrin.

Detaje nga ngjarja e 1 janarit/ Autori Saimir Xhafa kryente qitje të
Në foto: i plagosuri, Agim Jazaj

Më pas i pari që ka dal nga xhamia ka qenë 51-vjeçari Agim Jazaj ku pasi ka mbaruar ritualin ka qëndruar për disa minuta tek stolat e xhamisë.

Më pas nga xhamia ka dal edhe autori Saimir Xhafa ku sipas policisë konflikti pa vijuar, por ne një zonë të pa mbuluar me kamera sigurie.

Detaje nga ngjarja e 1 janarit/ Autori Saimir Xhafa kryente qitje të
Në foto: Autori, Saimir Xhafa

Sipas policisë autori 36-vjeçar i ka shkuar me armë në dorë 51-vjeçari ku fillimisht ka qëlluar në asfalt duke kryer qitje të çrregullta.

Pas këtyre qitjeve dhe sherrit verbal autori ia ka drejtuar armën duke e qëlluar 3 herë Agim Jazajn.

Pas të shtënave ai është larguar më armën e krimit e ndërsa të plagosurit i është dhënë ndihma e parë nga persoant që ishin në afërsi të ngjarjes.

Policia ka shpërndarë dy foto të autorit, për të cilën kërkon informacion nga qytetarët me qëllim zbulimin e tij.

edison vatnikaj saimir xhafa agim jazaj

EMISIONET