Dëshmitë për "Gërdecin"/ "Një copë predhe më ra në kokë. Edhe pse nënkolonel, isha thjesht punëtor". Cajë Cuku: Po hanim bukë kur mori flakë baruti

Dëshmitë për "Gërdecin"/ "Një copë

Kanë vijuar seancat gjyqësore për procesin ‘Gërdeci’, ku po thirren dëshmitarë, mes tyre edhe familjarë të viktimave.

15 vite pas shpërthimit të punishtes së demontimit të armëve në Gërdec, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyre në bashkëpunim me kuadrin ushtarak komandues.

Zbardhet dëshmia në GJKKO e Zabit Çukut, ish-ushtarak që ishte mbikëqyrës në procesin e demontimit të armëve në Gërdec.

Dëshmitë për "Gërdecin"/ "Një copë

Gazetari Edison Vatnikaj ka siguruar për "Ora News" dëshminë e NënKolonelit në proces, i cili mësohet se ka thënë se kishte punuar për gati një muaj në Gërdec, si specialist demontimi.

Sipas Çukut, për punën në Gërdec nuk ka nënshkruar ndonjë kontratë, ndërsa ka pohuar se paguhej si punëtor i thjeshtë, pavarësisht gradës.

Dëshmia e Zabit Cukut, Nën-Kolonel: “Kam punuar në Gërdec nga 21 Janari i vitit 2008 e deri kur ndodhi shpëethimi. Na erdhi një njoftim se kërkoheshin ekspert për demontim armësh në Gërdec.

Këtë njoftim na tha një përson me emër Sokol. Pastaj ky Sokoli na mundësoi një takim me Delijorgjin. Ne atë takim folën për punën dhe mënyrën se si do punonim. Atë ditë, ditën e shpërthimit filluam punë normalisht.

Rreth prës 12:45 dëgjova një grua ku bërtiste “Zjarr”. I them punëtorëve “Ikim!”! Pashë tym në ajër. Më thanë pas shpërthimit se zjarri kishte ardhur nga një thes me barut që ishte futur në karroca.

Dëshmitë për "Gërdecin"/ "Një copë

Delijorgji na tha se do bëjmë kontrata, por nuk na bëri. Unë edhe pse nënkolonel, isha thjesht punëtor. Merrja 30 mijë lekë ditën. Vetëm të dielën nuk punoja.

Punëtorët e tjerë merrnin 80 mijë lekë në ditë.  Kur ndodhi shpërthimi gjatë ikjes më goditi një copë predhe në kokë dhe rashë pa ndjenja.”

Një tjetër dëshmi e dhënë këtë të premte ishte dhe dëshmia e Cajë Cukut, punëtore në fabrikën e Gërdecit

Cajë Cuku: "Kam qenë e punësuar në Gërdec në qershor të vitit 2007-2008 tek predhat. Morëm vesh që kishin ardhur disa fishekë dhe shkuam për punë. Përgjegjes kishim dhe puna bëhej në grupe. S’kishim mjete kundër zjarrit.

Sapo po hanim bukë mori flakë baruti. Në depo përdoreshin karroca, por nuk e di kush i perdorte. Ne ishim brenda ndërtesës 12:55 dëgjuam duke bërtitur njerëzit flaka.

Dola nga depoja ika në kodër dola në Prezë. U dogja në kokë dhe dorë. Në Gërdec punonte dhe djali 17 vjecc, punonte me fishekët. Fatmir Mediun e njoh, por aty nuk e kam parë".

Avokati i Mediut kishte kundërshti pasi në dëshminë e dhënë në vitin 2008 dhe atë të dhënë sot ka kundërshti.

edison vatnikaj gërdec

EMISIONET