David Prendi, pjesë e rrjetit të call centerave! Lidhja me 3 vëllezërit tropojanë të goditur nga SPAK, grupi hap zyra të reja nëpër Tiranë, rol kyç një ...

David Prendi, pjesë e rrjetit të call centerave! Lidhja me 3
David Prendi

Emra të padëgjuar më parë, gjithnjë nën mbrojtje policore, dalin në skenë për lidhje me rrjetin e madh kriminal të call centerave, i cili vepron nga skutat deri tek kullat, gjithnjë nën mbrojte policore, duke zhvatur qytetarët evropianë përmes investimeve të rreme dhe platformave mashtruese. 

David Prendi dyshohet se është një nga derivatet e tre vëllezërve nga Tropoja, Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj, të shpallur në kërkim nga SPAK-u si bosët e një prej rrjeteve më të fuqishme të call centerave në Tiranë.

(Peronazhet kyç të skemës së mashtrimit të pasoja të rënda dyshohet se janë dy; Agim Preka dhe zonja N. P., të cilët pas goditjes nga SPAK ku operacioni u dekospirua nga policia, kanë nisur të hapin celula të tjera call centerash nëpër Tiranë).

David Prendi, pjesë e rrjetit të call centerave! Lidhja me 3
Agim Prekaj

Gjatë kontrolleve në kullën Alban Tower në Tiranë, agjentët e BKH-së kanë konstatuar një tjetër call center, kamufluar me kompaninë Infinite shpk, me pronar në letra 29-vjeçarin, David Prendi. 

Ka dyshime të forta se Predi është gjithashtu kamuflim i Agim Prekajt, bosit të call centerave në Tiranë. SPAK ka administruar prova dhe po heton rolin e kompanisë Infinite në skemën e mashtrimit.

David Prendi, pjesë e rrjetit të call centerave! Lidhja me 3

“Gjatë kontrolleve të ushtruara në 28 ambiente; banesa, automjete, zyra, garazhde, etj, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, qindra pajisje kompjuterike të cilat janë në proces verifikimi, sisteme monitorimi të kamerave, sisteme të rrjetit kompjuterik, pajisje memorizuese, server, dokumente të Qendrës së Thirrjeve, subjektit “Infinite” shpk dhe subjekteve të tjerë në proces verifikimi. Gjithashtu janë sekuestruar edhe automjete të përdorur nga autorët e dyshuar, motomjete si dhe një automjet luksoz i markës Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve të këtij aktiviteti“, thotë SPAK.

David Prendi, pjesë e rrjetit të call centerave! Lidhja me 3

Ndërkaq, Armanildo Saliasi nga Skrapari rezulton se ka qenë administrator i një prej call centerave të vëllezërve Prekaj në Tiranë, kamufluar me kompaninë Balkanspro shpk.

Në mars të vitit 2022, një nga vëllezërit nga Tropoja, Alfred Prekaj i ka shitur Amarildo Saliasit kompaninë e call centerave Balkanspro, me zyra në Rrugën Jordan Misja, Kompleksi Reno Construction, kati I, objekt kontrolli nga BKH-ja.

David Prendi, pjesë e rrjetit të call centerave! Lidhja me 3

Ka dyshime për shitje fiktive të kompanisë në kuadër të lëvizjeve të tre vëllezërve për të humbur gjurmët e aktivitetit kriminal të zhvatjes përmes mashtrimit me pasoja të rënda.

David Prendi, pjesë e rrjetit të call centerave! Lidhja me 3

Saliasi dyshohet si derivat i grupit të Agim Prekajt, ku bëjnë pjesë edhe të arrestuarit nga SPAK Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi, Odeas Kuqi. / Marrë nga "Prapaskena.com"

EMISIONET