Censusi nuk ndalet, familjarët nuk hasin probleme në pyetje dhe përgjigje
Në ditën e dytë të censit në Shqipëri gjithçka po ecën sipas parashikimeve. Edhe në njësinë administrative Kashar banorët kanë treguar bashkëpunim.
Punjonjesit e Instat konfirmojnë rezultat pozitiv në terren.
"Fillon me regjistrimin e gjithë anëtarve të popullsisë së Shqipërisë. Nuk është asgjë specifike. Pytjet e besimeve janë opsionale. Për momentin në Kashar nuk kemi pasur problematika".
Perfaqesuesja e Instat Edlira Subashi shprehet se nuk kane hasur probleme me përgjigjet për pyetjet e sondazhit.
"Procesi po ecën mirë. Kemi 6 javë përpara", tha Subashi.
Përshtypjet e anketuesve konfirmohen dhe nga qytetarët.
"Për të refuzuar nuk bëhet fjalë".
Një nga pikëpyetjet e procesit janë edhe rastet e qiraxhinjve, por duket se INSTAT e ka parashikuar situatën.
"Ne nuk marrim numrin e banesave. Nëse në Tiranë jeton për 12 muaj ose ke në plan të jetosh për të paktën 12 muaj atëherë vendbanimi yt është Tirana".
Cesusit do të zgjasë deri në 6 javë ku do të punohet edhe pasdite duke parë se shumë prej familjarëve janë në punë. Pyetësori është i përbërë nga 19 faqe, i ndarë në 4 module i cili do të mbledhë informacione për banesat, njësinë ekonomike familjare, bujqësinë dhe të dhenat personale.