Bulqizë, 16-vjeçari përplas të moshuarën me motor, 82-vjeçarja nuk i mbijetoi plagëve, ndërron jetë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2024, 14:01
Një 82-vjeçare është përplasur për vdekje me motor në Bulqizë, nga një 16-vjeçar.
E moshuara nuk ka mundur dot t’u shpëtojë plagëve të marra, ndërsa ka ndërruar jetë si pasojë e përplasjes.
16-vjeçari pasi ka aksidentuar të moshuarën ka tentuar të largohet nga vendngjarja, por Policia ka bërë të mundur shoqërimin e tij në komisariat.