Atentati në Memaliaj/ Brenda makinës së vrasësve gjenden 3 armë zjarri, autorët lëvizinin me targa të huaja
Brenda makinës BMW, e cila është përdoruar nga autorët e vrasjës në Tepelenë, policia ka zbuluar 3 armë zjarri të cilët ishin të monitoruara me selinciator .
Sipas të dhënave besohet se kanë qenë 3 autor, të cilët pasi kanë arritur të marrin informacionin se vëllezërit Kalemi ndodheshin në lokal kanë ndërhyrë direkt me sulm drejt tyre.
Ky automjet ka mbajtur targën OH 4561 siç e shikoni në këtë foto. Sipas ekspertëve nga këqyrja paraprake e bërë e automjetit, hetusit do ta kenë të vështirë gjetjen e ndonjë prove të mundshme daltiloskopike pasi makina ka pësuar një djegie të plotë.
Policia ka nisur me kamerat e sigurisë për gjatë gjithë qytetit të Memaliaj për të pikasur këtë targë makinë për të cilën besohet se ajo mund të jetë vendosur vetën ditën e ngjarjës.