Bllokohet aksi Moglicë – Gramsh, rënie dherash e gurësh nga shpatet e malit

Kanë mjaftuar disa orë shi pasditen e kësaj të hëne, që aksi Moglicë – Gramsh të bllokohet sërish.
Reshjet e shiut kanë sjellë një situatë shqetësuese në këtë aks, ku si pasojë e reshjeve është bllokuar aksi.
Si pasojë e motit masa të mëdha dheu e gurësh janë shkëputur nga shpatet anësore të malit, duke bllokuar një pjesë të rrugës dhe duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.
Aktualisht puna po zhvillohet vetëm në njërin krah të rrugës, pasi ndërhyrja e plotë mbetet e vështirë për shkak të prurjeve të vazhdueshme.
Autoritetet dhe grupet e punës po monitorojnë situatën në vazhdim.
