Berisha: Do marrim pjesë në zgjedhje, të dielën primaret për votimin e kandidatëve
Ish- Kryeministri Sali Berisha ka pohuar se do të jetë pjesë e zgjedhjeve që do të zhvillohen më 6 mars në 6 bashkitë e vendit.
Ai tha se kandidatët do të zgjidhen përmes votimit në primare, për të cilat njoftoi se do të mbahen këtë të dielë.
Lideri historik i PD tha se janë paraqitur kandidatura për kryetar bashkie.
Pjesë nga biseda në studio në emisonin 'Opinion"
Berisha: Ky është një proces i pandalshëm, në asnjë lloj diskutimi pjesëmarrja në procesin zgjedhor. Po aplikojmë standardin që kemi mishëruar në statutin e opartisë, standardi është primari Sipas këtij standardi….
Pyetje: Kur do jenë primaret?
Berisha: Ditën e dielë. Në të 6 bashkitë.
Pyetje: Në bazë të rezultatit do të përcaktohen kandidatët?
Berisha: Vetëm në në bazë të rezultatit. Ai që fiton…
Redi Shehu: Del koha për primaret?
Berisha: Këto janë primare në kushte të veçanta. Nëse do ishte datë e zakonshme ti këtë e filloje 4 muaj përpara. Tani kemi 45 ditë kohë dhe ne kemi racionuar kohën dhe dita e dielë është përcaktuar primare për ata që duan të marrin pjesë në këtë garë dhe plotësojnë kriteret.
Pyetje: Janë paraqitur kandidaturat?
Berisha: Kandidaturat po paraqiten.