“Benzi” humb kontrollin dhe përfundon brenda dyqanit në Berat, lëndohen pesë persona(Video)

Një aksident është shënuar pak më parë në qendër të qytetit të Beratit.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se mjeti tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka hyrë brenda një dyqani me pajisje elektrike.

Raportohet se si pasojë e aksidentit pesë persona kanë mbetur të lënduar. 

"Sot , rreth orës 19:00 në aksin rrugor Axhensi-Ura e Goricës, në vendin e quajtur Axhensia shtetasi E.P., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Benz ka humbur kontrollin, ka hipur në trotuar dhe është perplasur me një dyqan anës rrugës.

Për pasojë janë dëmtuar këmbësorë të rastit, shtetasit A.K, R.S, T.R, dhe A.S, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Berat."-njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

EMISIONET