Hapja e bazës së NATO-s në Kuçovë, Peleshi: Gjithçka pritet nga Lindja, vendi duhet të jetë i përgatitur

Ministri Niko Peleshi, në fjalën e tij në ceremoninë e përurimit të bazës së re të NATO-s në Kuçovë ka deklaruar se do jetë baza kryesore e Forcave tona ajrore ndërsa theksoi se kjo është një pikë strategjike për Aleancën dhe për rajonin.

Peleshi: Sot deklarojmë Zyrtarisht rihapjen e bazës ajrore të Kuçovës.

Krenaria e sotme është mëse e ligjshme.

Një vend i vogël si ne ka nderin ti ofrojë aleancës këtë aset të vyer në skemën e mbrojtjes kolektive.

Erdhi koha që në Kuçove të ndjehen avionët e NATO-s.

Kuçova do jetë baza kryesore e Forcave tona ajrore.

Black Hock dhe dronët Bajraktar janë aktualisht në gatishmëri të plotë për të nisur fluturimet në bazë.

Numri i tyre do rritet ndjeshëm në vijim.

Aleatë shiheni këtë bazë si pike strategjike.

Baza ka kapacitet për përballjen me fatkeqësitë natyrore.

Nyje lidhëse për vendet e rajonit.

Kemi plane edhe për Porto Romanon

Gjithashtu ministri Peleshi u ndal edhe tek lufta në Ukrainë, duke theksuar se tensionet e fundit edhe mes Izraelit dhe Hamasit kanë vërtetuar se asgjë nuk është e sigurt dhe se për këtë të gjithë duhet të jenë të përgatitur.

“Gjithçka pritet në frontin e lindjes,  vendi duhet të jete i përgatitur”, tha më tej ministri Peleshi.

EMISIONET