BAROMETRI PËR SIGURINË E JETËS! Sondazhi: Policia merr vlerësim të lartë, krimi dhe aksidentet në rënie

Policia e Shtetit vlerësohet pozitivisht nga 70% e qytetarëve, sipas Barometrit të Sigurisë së Jetës për punën e uniformave blu për vitin 2025, që tregon rritje të ndjesisë së sigurisë në vend. Krimi dhe aksidentet janë në rënie krahasuar me një dekadë më parë, por mbeten shkaktarët e gjysmës së vdekjeve jo natyrale në vend.

Krimi dhe aksidentet shkaktojnë gati gjysmën e vdekjeve jo natyrale në Shqipëri, sipas të dhënave të Barometrit të Sigurisë së Jetës dhe Punës së Policisë për vitin 2025, realizuar nga qendra Agenda.

43 njerëz u vranë gjatë vitit që lam pas ndërsa 199 të tjerë humbën jetën në rrugë.

Analizimi i të dhënave 10 vjeçare tregon rënie në të dy këta faktorë.

Zaloshnja: “Vdekshmëria nga krimi ka qenë 2.2 herë më e lartë më 2010, krahasuar me 2025”

Në 113 vjetorin e themelimit, Policia e Shtetit ka vlerësim pozitiv që shkon në 70.1 %, bazuar në përgjigjet e 1187 qytetarëve të rritur nga i gjithë territori i vendit që plotësuan pyetësorin.

20.9 % shprehen të pakënaqur, e dhënë që sipas eskpertit ka disa faktorë

Analiza e të dhënave të 10 viteve të fundit, tregon një rritje në ndjesinë e sigurisë e të ecurit vetëm në errësirë ku nga 75% që ishte një dekadë më parë tashmë është 85%.

BAROMETRI PËR SIGURINË E JETËS! Sondazhi: Policia merr

Raporti tregon se për nivelin e kriminalitetit në vend 76% e të anketuarve e konsiderojnë atë të ulët, ndërsa 23% mendojnë se ai është i lartë.

Sa i përket reagimit të Policisë 70.7% e mendojnë pozitivisht dhe 29.3% shprehen se nuk është i mjaftueshëm.

Ndërkohë për praninë e armëve pa leje në zonat e banuar 25.3% e qytetarëve deklarojnë se ndihen të pasigurt dhe 74.7% nuk e shohin këtë problematik.

Në të njëjtën kohë 64.3% e qytetareve e vlerësojnë punën e Policisë për këtë çështje dhe 35.7% mendojnë se duhet më shumë fokus.

Në fushën e sigurisë rrugore 72.2% e qytetarëve e vlerësojnë pozitivisht punën e Policisë së Shtetit për parandalimin e aksidenteve, ndërsa 27.8% shprehen kritikë. Drejtuesit e Policisë së Shtetit thanë se këto të dhëna u nxjerrin detyra të qarta.

EMISIONET