KËRKUAN “VIP”-at NË SPAK/ “Grupi” i ish-kreut të burgjeve kërkoi dosjet e bujshme politikanësh! Ja skema e hakerimit

“Grupi kriminal” i ish-drejtorit të burgjeve i akuzuar për sulmin kibernetik ndaj SPAK kërkoi dhe arriti të marrë dhe shpërndau materiale të politikanëve nën hetim. Dosja hetimore tregon se ata tentuan të futen edhe në materialet e Kreut actual të SPAK, që ka drejtuar disa hetime të bujshme

Dosja hetimore e SPAK për ndërhyrjen në kompjuterat e prokurorëve të Posaçëm, tashmë e dërguar për gjykim zbulon disa nga materialet hetimore që u morën por edhe disa të tjera që u vunë në shënjestër Arnold Rrokaj, Zambak Gjonaj dhe ish drejtori I burgjeve Agim Ismaili.

Materiali i siguruar nga Ora News tregon se ishte Arnold Rrokaj Ai që arriti të futet në e-mailin të disa prokurorëve të Prokurorisë së Posacme duke përdorur kodin Spak2019.

Verifikimet treguan se Zambak Gjoni kërkonte informacion për persona të ndryshëm për të marrë të dhëna sekrete që më pas t’i shpërndante tek Agim Ismaili e të tjerë.

Në një episod, rezulton se Zambak Gjoni ka cuar disa dosje në Word, Agim Ismailit që kanë të bëjnë me disa biseda të Arben Ahmetaj, mes të cilave edhe me Mirel Zoton, pronar i kompanive pas incineratorëve në Elbasan, Fier e Tiranë. Në dosje, thuhet se Ai e sqaron se janë biseda nga telefoni i ish zv/kryeministrit të kohës.

Në vijim të këtij komunikimi, i hetuari Zambak Gjoni i dërgon gjithashtu dokumentin me përmbajtje:

“Leter porosi_Austrië” duke dërguar sms: “Do e haje dhe Damiani me duket”

Në një tjetër episod del se Zambak Gjoni kërkon informacion edhe për shtetasin Engjëll Agaci, për të cilin Arnold Rrokaj shprehet se: “Ja ta shikoj njëherë… po varet kush prok e ka… nga këta që kam unë se ka njeri.”

Rrokaj, me profesion IT, tregon se ka tentuar të futet edhe tek kompjuteri i Klodian Brahos, që në atë kohë mbante detyrën e shefit të korrupsionit, por që sipas të dhënave nuk ka mundur të depërtojë.

Arnold Rrokaj e Zambak Gjonaj u vunë në pranga vitin e kaluar, ndërsa ish drejtori i burgjeve Agim Ismaili u hetua në gjendje të lirë. Të tre përballen me akuza që përfshijnë edhe grup të strukturuar Kriminal

EMISIONET