Autostrada “izolon” tokat, fermerët e Pojanit nuk kanë rrugë për të shkuar në pronat e tyre
Bypasi i Fierit ka sjellë probleme për shumë fermerë të zonës së Pojanit të cilët ankohen se nuk shkojnë dot në pronat e tyre. Ata thonë se duhet të bëjnë rreth 20 km më shumë për të shkuar te tokat bujqësore, ndajkërkojnënjë zgjidhje të menjëhershme nga institucionet.
Aksi rrugor që lidh autostradën Mbrostar - Levan me Parkun Arkeologjik të Apolonisë ndan në mes tokat bujqësore të banorëve të zonës duke mos u lënë një rrugë kalimi të shkurtër
Fermerët e Pojanit duhet të bëjnë rreth 20 km më shumë për të mbërritur te tokat e tyre.
Thonë se dikur kanë pasur rrugë të shkurtër, ndërsa sot askush s’ka menduar për këtë.
Në kushte të tilla kur kostot janë shtuar për shkak të segmentit që duhet të përshkojnë, thonë se e kanë më mirë ta lënë tokën pa punuar.
Fermerët pohojnë se kanë probleme edhe me shpronësimin e tokave qe u mori ndërtimin i by pass, kane fituar dhe gjyqin e dëmshpërblimin se kanë marrë.
Nga autoritete kërkojnë të ndërtimin e rrugëve të shkurtra të kalimit për të shkuar në tokat e tyre.