Dështon arratisja, Bledar Selmanaj i akuzuar për vrasjen e Xhuliano Bullarit preu hekurat në spitalin e burgut

Një 39 vjeçar i arrestuar për vrasje ka tentuar të arratiset nga spitali i burgut në Tiranë duke sharruar hekurat e dritareve. Bledar Selmanaj ka tentuar të fitojë lirinë teksa po merrte mjekim. Një ditë më parë ai ishte i shtruar në spital pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore. Pas incidentit ai është transportuar në një qeli tjetër e ndërsa masat e sigurisë pranë spitalit të burgut janë shtuar.

Një tentativë arratisje është shmangur nga spitali i burgut pranë QSUT në Tiranë. Bledar Selmanaj, i riu i cili akuzohet për vrasjen e shokut të tij Xhuliano Bullari në Vlorë ka tentuar  të fitojë lirinë teksa po merrte mjekim.

Ai mësohet se ishte sjellë në Tiranë pasi që pas arrestimit ka shfaqur shenja depresioni dhe çrregullime mendore.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në mesnatë, ku 39 vjeçari kishte prerë të paktën 3 hekura dhe po përpiqej të dilte nga dhoma ku mbahej.

Kanë qenë efektivat e burgut të cilët kanë patrulluar ne pavionin ku ndodhej Selmanaj dhe kanë vënë re prerjen e hekurave. Menjëherë ndaj tij është masa shtrënguese ku është zhvendosur në një tjetër qeli të spitalit dhe me masa të shtuara sigurie.

Pas arrestimit Bledar Selmanaj ka tentuar edhe 2 herë të tjera aktin e vetflijimit në burgun e Peqinit, por edhe këto raste janë parandaluar.

Sipas familjarëve të Bledar Selmanaj kohëve të fundit problemet shëndetësore i janë shtuar më shumë dhe disa herë ai ka pasur nevojë për mjekim të detyruar.

Po ashtu në librezën e tij ai rezulton të ketë probleme psikike. Selmanaj u arrestua nga policia me 21 gusht të këtij viti në zonën e bllokut pasi akuzohet si autori i vrasjes së 25 vjeçarit Xhuljano Bullari. Ai ka qenë edhe me herët i arrestuar dhe i proceduar për vepra të tjera penale.

Dështon arratisja, Bledar Selmanaj i akuzuar për vrasjen e Xhuliano

EMISIONET