Ndalohet nga policia Emiljano Nina, djali i hallës së Ervis Martinajt

Ndalohet nga policia Emiljano Nina, djali i hallës së Ervis Martinajt

Ndalohet nga policia e komisariatit numër 2 në Tiranë, Emiljano Nina, i cili njihet si  djali i hallës dhe një njeri i Vis Martinajt. Nina ishte në kërkim për mashtrim nga policia prej disa kohësh tashmë.

Emiljano Nina nuk është emër i panjohur për policinë. Ai që njihet ndryshe edhe me emrin Emiljano Tasho, është shoqëruar edhe më herët nga uniformat blu.

Në vitin 2015, ai u shpall në kërkim nga policia për një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur në Tiranë.

Bëhet fjalë për vrasjen e 30-vjeçarit Enton Nikaj që ndodhi në Nëntor në parkingun e një restoranti në Linzë, ku mbeti i plagosur edhe pronari i biznesit.

Emiljano Nina, në atë kohë 20 vjeç, u shpall në kërkim si person i dyshuar për përfshirje në vrasje. Pasi u shoqërua nga policia për këtë ngjarje, u la i lirë sepse u provua se nuk rezultonte të kishte gisht në krim.

Në fakt, bëhej fjalë për një tjetër Emiljano Tasho, i moshës 32-vjeçare. Ky i fundit, u dënua me 16 vite burgim për vrasjen e Enton Nikajt.

Ngjashmëria me emrat, bëri që policia në vitin 2015 të shoqëronte edhe 23-vjeçarin Emiljano Nina (Tasho), krahas 32-vjeçarit Emiljano Tasho, i dënuar tashmë me 16 vite burgim në vitin 2016.

Ndalohet nga policia Emiljano Nina, djali i hallës së Ervis Martinajt
Emiljano Nina

EMISIONET