Trafikonte k*kainë nga Amerika Latine drejt Europës, arrestohet në Dubai Mir Pepa. "Kazanova" ekstradohet drejt Shqipërisë

Trafikonte k*kainë nga Amerika Latine drejt Europës, arrestohet

Jetmir Pepa, i njohur ndryshe si Mir Pepa ose "Kazanova", një nga personat më të kërkuar në Shqipëri, është arrestuar në Dubai.

Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë hetimit, të cilët konfirmojnë për Ora News se arrestimi i tij është bërë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe se procedurat e ekstradimit kanë nisur, duke pritur që ai të ekstradohet në Shqipëri në ditët në vijim.

Ndërkohë, ende nuk ka detaje zyrtare se si ka ndodhur arrestimi apo në cilën zonë të Dubai-t është kapur, ndërsa burimet nuk kanë dhënë më shumë informacion në lidhje me këtë pjesë të operacionit.

Arrestimi i Jetmir Pepës vjen vetëm disa ditë pas ekstradimit të 6 shtetasve të tjerë nga Dubai, mes të cilëve Aleks Pepaj, vëllai i tij, si dhe Ilir Lazri, të cilët lidhen drejtpërdrejt me të njëjtin grup kriminal.

EMISIONET