Anullohet tenderi për dezinfektimin e mushkonjave, SPAK e ka në hetim këtë çështje

Anullohet tenderi me vlerë rreth 1 milion euro për dezinfektimin e mushkonjave.

Ky vendim ka ardhur pasi SPAK e ka në hetim këtë çështje, dhe për këtë pak muaj më parë në pyetje u mor në pyetje nga organi i akuzës edhe shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino.

Anullohet tenderi për dezinfektimin e mushkonjave, SPAK e ka në hetim

Tenderi për dezinsektimin e mushkonjave në vijën bregdetare të Shqipërisë i zhvilluar në vitin 2019 me vlerë rreth 1 milion euro po hetohet nga SPAK.

SPAK ka marrë në pyetje edhe 4 zyrtarë e ish-zyrtarë te tjerë të ISHP, mes tyre shefen sektorit te dezinfektimeve.

Dyshimet janë se anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për këtë proçedurë prokurimi kanë favorizuar kompaninë fituese duke e kualifikuar pa plotësuar kriteret e vendosura.

spak edison vatnikaj tender dezinfektimi

Dokumenta bashkëngjitur

EMISIONET