Ambasada e SHBA e OSBE dënojnë sulmin me armë drejt TCH: Përgjegjësit të vihen para drejtësisë

Ambasada e SHBA e OSBE dënojnë sulmin me armë drejt TCH:

Ambasada e SHBA në Tiranë ka dënuar sulmin me armë në orët e para të 27 marsit duke lënë të vdekur rojen e sigurisë së televizionit Top Channel.

"Ambasada e SHBA në Tiranë dënon me forcë sulmin vdekjeprurës ndaj Top Channel dhe i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së viktimës. Nxisim agjencitë ligjzbatuese të kryejnë një hetim tërësor që do të nxjerrë përgjegjësit përpara drejtësisë."

Sulmi u dënua dhe nga OSBE- ODIHR teksa e konsideroi ngjarjen një sulm jo vetëm kundër m,edias por dhe kundër demokracisë.

"Dënojmë me forcë sulmin kriminal kundër Top Channel-it dhe shprehim tronditjen dhe ngushëllimet tona të ndjera për familjen dhe kolegët e punonjësit të sigurisë, z. Pal Kola, i cili humbi jetën në krye të detyrës, ndërsa ruante ndërtesën ku bëhet gazetari që i shërben informimit publik. Një sulm i tillë flagrant kundër medias është sulm flagrant kundër demokracisë. Prezenca e OSBE-së u bashkohet thirrjeve të zyrtarëve më të lartë të shtetit për një hetim të shpejtë e të plotë të incidentit dhe pret që autorët dhe motivet e plota të këtij sulmi të identifikohen dhe të vihen para drejtësisë."

EMISIONET