Akuza e fortë e ish-gjyqtarit nga Kosova: Shqipërisë i intereson vetëm leku, nuk e kanë problem bashkëpunimin me Serbinë
Ulja në pankinën e Partizanit të Aleksander Veselinovic dhe veshja e fanellës serbe nga një gazetar në Shqipëri, ka sjellë reagime të mëdha në Kosovë.
Eksperti i arbitrimit në Kosovë, Hajriz Hajdari, i ftuar në një emision është shprehur se gjëra të tilla në Shqipëri janë normale.
“Në Shqipëri iu intereson leku, s’i intereson kujt ç’ka bën, tek bën, këta edhe gratë i shesin për serb, i shesin… dita-ditës.
Nuk është ndonjë telash i madh për ta, ata lidhin dhe familje me ta (serbët), s’e lëre mo me i marrë paret e me udhëheq një ekip, duhet me u mësu, ka kalu ajo kohë”, tha ai.