VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (16 - 17 Shkurt 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Një qendër ciklonare në Veri–Verilindje të Evropës sjell reshje dëbore në Gadishullin Skandinav, Balltik dhe Evropën Lindore. Evropa Qendrore dhe Britania e Madhe përfshihen nga shira dhe erëra të forta. Ndërsa Gadishulli Iberik, brigjet e Egjeut dhe Ballkani paraqiten me mot të qëndrueshëm.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, paraditja paraqitet me kthjellime dhe vranësira, më të theksuara në Veri me reshje në zonat malore.
Pasditja sjell përkeqësim të motit dhe pas mesnate reshje më të dendura. Temperaturat luhaten nga 1°C deri në 16°C. Era fryn jugperëndimore mbi 50 km/h, me dallgëzim 3 ballë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme. Ballkani, brigjet e Egjeut dhe pjesërisht Deti i Zi përjetojnë reshje shiu dhe erëra të fuqishme, me rrezik për përmbytje lokale.
Përkeqësim i motit pritet edhe në Evropën Qendrore. Ndërsa gadishulli Iberik dhe Ishujt Britanikë mbeten me mot të kthjellët.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, rrebeshe shiu priten në të gjithë vendin, më intensive në Veriperëndim dhe Jugperëndim, të shoqëruara me stuhi ere.
Pasditja sjell dobësim gradual të reshjeve. Temperaturat luhaten nga -1°C deri në 13°C. Era fryn veriperëndimore, mbi 90 km/h, me dallgëzim 7 ballë.


