UGSH reagon pas incidenteve në protestën para Kuvendit: Dh*na ndaj gazetarëve është e papranueshme

Këto pamje tregojnë një nga momentet kur persona të njohur si mbështetës të Adriatik Lapajt sulmuan dhe kërcënuan ekipin e televionit të Ora News, sikurse edhe të mediave të tjera që po pasqyronin protestën para Parlamentit këtë të enjte.

E gjitha nisi kur mes protestuesve u shfaq kreu I lëvizjes Shqipëria Bëhet, prania e të cilit u kundërshtua nga një pjesë e protestuesve që ishin mbledhur aty që prej orës 09 00.

Ndërsa ekipet mediatike po pasqyronin krahas protestes edhe incidentin me Lapajn e Mbështetësit e tij, disa prej tyre iu kthyen me sulme verbale, kërcënime madje edhe duke guxuar të prekin pajisjet e transmetimit të drejtpërdrejtë.

Incidente të ngjashme u raportuan në monente të ndryshme të protestes që zgjati rreth 5 orë në zonat përrreth godinës së Kuvendit.

Jo vetem nga protestuesit, por ekipet mediatike nuk u kursyen as gjatë ndërhyrjes së policisë kur përdoru ujë e spraj me piper e gaz lotsjellës për të shpërndarë tubimin

Akte të tilla banditeske janë krim, tha Unioni i Gazetarëve Shqiptarë përmes një deklarate ku dëntoi agresionin verbal dhe atë fizik ndaj reporterëve, operatorëve dhe punonjësve të mediave, madje dhe mbi automjetet e mediave në krye të detyrës.

UGSH kërkoi nga Policia e Shtetit të ndalojë dhe vërë para përgjegjësisë ligjore çdo sulmues, agresor, shantazhues dhe intimidues të gazetarëve në detyrë.

UGSH u drejtohet posaçërisht të gjithë organizatorëve, të shpallur publikisht ose jo, se duhet të ushtrojnë dhe marrin përgjegjësinë e tyre për aktet rrugaçërore, veprimet dhe sulmet kriminale dhe sidomos pengimet dhe fyerjet, disa herë me grupe, që ka pasur ndaj reporterëve të mediave në detyrë

Edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) përmes një reagimi dënoi aktet e dhunës ndaj ndaj ekipeve të medieve, si nga ana e një pjesë të protestesve ashtu edhe nga e uniformave blu.

Shoqatat kërkojnë nga protestuesit që respektojnë punën e njerëzve të gazetareve dhe të shmangin çdo formë intimidimi, kërcënimi apo sulmi  ndaj njerëzve të medies që prej më shumë se një muajii ndjekin protestat në Tiranë e jo vetëm.

EMISIONET