AAK: Kurti nuk u koordinua as me ne, as me ndërkombëtarët. Rama t'i hypë makinës të vijë në Prishtinë

Besnik Tahiri, nënkryetari i AAK-së në një lidhje për Ora News deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk është koordinuar as me opozitën dhe as me ndërkombëtarët për vendimet e marra.

"Veprimet e Kurtit janë të pakoordinuara , ai është treguar aventurier. Se kemi luksion të veprojme kështu dhe të dalim kundra ndërkombëtarëve.

Nëse do të ndodhë kjo gjë, Kosova do të ishte në pikën e saj më të keqe që nga formimi i Kosovës shtet.

Kurti ka marrë disa veprime të gabuara që na ka sjellë deri në këtë pikë duke e nisur që tek zbatimi i reciprocitetit për targat që ishte i pakoordinuar dhe ka nisur debati.

Rama duhet t'i hypë veturës e të niset direkt për në zyrat e qeverisë, a po flasim për vëllazër?" tha ai.

EMISIONET