“4 pikat e lëvizjes” Lapaj: Kanë pasur mundësi, por nuk i kanë bërë, duam t’i realizojmë
Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj u shpreh se 4 pikat që ai kërkon me lëvizjen e tij i cilëson si bazë.
Ai theksoi se këto 4 pika kanë pasur mundësi që t’i miratojnë këto, por nuk kanë kërkuar këto, duke kërkuar vetëm vende pune.
Lapaj: Në Shqipëri është folur për këto pika, por është folur nga ata që kanë pasur mundësi t’i bëjnë, por nuk e kanë bërë. Kanë pasur mundësi që t’i miratojnë këto, por nuk kanë kërkuar këto, duke kërkuar vetëm vende pune.
Ne po organizohemi për t’i kërkuar këto pika që i cilësojmë si bazë. Unë do të doja të isha në një fazë të Shqipërisë kur këto të ishin të realizuara dhe më pas të ecnim përpara.