328 rrënjë kanabis “pa pronar” në Krujë, policia i djeg të gjitha

328 rrënjë kanabis “pa pronar” në Krujë, policia

Rreth 328 bimë narkotike të llojit kanabis janë gjetur dhe asgjësuar në Malësinë e Krujës. Ndërsa ende nuk dihen autorët të cilët mund të kenë kultivuar këto rrënjë kanabisi në fshatra të ndryshëm të Krujës.

Sipas Policisë, në kuadër të operacionit “Territor i pastër” deri më tani janë asgjësuar rreth 39342 bimë narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet faza e 40-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”.

Gjatë zhvillimit të kësaj faze, u asgjësuan 328 bimë narkotike kanabis që u gjetën të kultivuara në fshatra të ndryshme të malësisë së Krujës.

Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 39 342 bimë narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar intensivisht kontrollet në malësinë e Krujës dhe në fshatra të ndryshme të rrethit, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së 40-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në malësinë e Krujës, u gjetën të kultivuara 328 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET