3 audio-përgjimet që zhveshën qenin gjobëvënës të KLSH-së! “Ora News” fton bizneset të denoncojnë pseudo-gazetarin Adriatik Doçi
Një audio-përgjim i publikuar nga portali “Publik Live”, ka konfirmuar me zë të lartë, aktivitetin gjobëvënës të Adriatik Doçit, personazhit më qesharak që lundron në botën e medias shqiptare.
“Ora News” herë pas here ka denoncuar “Prapaskenën” masakrën mediatike të Adriatik Doçit, i cili përmes shantazheve dhe shpifjeve ndaj bizneseve dhe zyrtarëve, vendos gjoba të ndryshme financiare.
Ditën e sotme portali “Publik Live” në 3 pjesë audio-përgjim të publikuar, ka nxjerë lakuriq Adriatik Doçin, i cili pranon me gojën e tij se vendos gjoba financiare ndaj kujdo që i del përpara.
Në këto 3 audio-përgjime, Adriatik Doçi, jep dhe çmimet e gjobave të shumta që u vendos biznesit, bankave të ndryshme dhe çdo individi që ai e zgjedh për ta sulmuar me ditë të tëra.
Adriatik Doçi, pranon në këto audio-përgjime se ka gjobitur duke i marë eurot, Luan Lekës së EHW dhe Conadit. Madje Adriatik Doçi, pranon në këtë audio-përgjim se nuk pyet as për kryeministrin Edi Rama.
Doçi, e paska kuptuar se çfarë fuqie ka, duke punuar nga njëra anë tek “Report Tv” dhe nga njëra anë tek “Prapaskena”.
Doçi, i gjobave ka listuar bankat në Tiranë duke sulmuar në mënyrë të padrejtë me qëllim marjen e gjobës. Doçi, është kthyer në sharlatanin e gazetarisë Shqiptare, duke gjobitur kompanitë e naftës si “Kastrati”, bankën Credins, Bankën BKT, etj, prokurorë, gjyqtarë, drejtorë administrate, biznesmenë ndërtimi dhe biznesmenë të medias në Shqipëri.
Doçi i plerave të inceneratorëve është simboli i korrupsionit mediatik dhe shantazhuesi që prokuroria duhet të nisi një hetim ndaj tij.
Eksperti i gjobave, ka futur kokën në vrimën e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, e ka pranuar vetë që është kthyer një makinetë gjobash, sulmesh dhe shantazhe ndaj biznesit dhe individëve.
“Ora News” fton të gjithë pronarët e medias, çdo individ, çdo prokuror dhe gjyqtar, çdo kryetar bashkie, çdo bankë që sulmon Adriatik Doçi me portalin “Prapaskana”, që ta denoncojnë publikisht në media dhe ta padisin në gjykatë.
Çdo përulje dhe pagese ndaj këtij individi është prishje imazhi. Ky individ nuk ka asnjë lidhje me gazetarinë investigative dhe gazetarinë e ndershme në shërbim të informimit të opinionit publik.
Më poshtë ju ftojmë të dëgjoni audio-përgjimet e publikuara nga “Publiktv.Live”:
AUDIO-PËRGJIMI, PJESA E PARË
AUDIO-PËRGJIMI, PJESA E DYTË
AUDIO-PËRGJIMI, PJESA E TRETË