Adriatik Doçi, zagari mediatik në KLSH, po leh për llogari të Arben Shehut
Adriatik Doçi, një pseudo-gazetar, se gazetar nuk po arrin të bëhet dot, duhet mëshiruar çdo ditë e më shumë, pasi duket se ka vendosur që të jetë një qesharak kronik me ato që shkruan dhe bën.
Tashmë të gjithë e dinë se ai përdoret për së prapthi nga kushdo që i hedh pak bukë, dhe së fundmi po keqpërdoret nga Arben Shehu i KLSH-së, i cili është dhe shefi i tij që e paguan me një pagë prej 1.5 mln lekë pa shkuar asnjë ditë në punë, dhe këto lekë janë tonat si taksapagues të këtij vendi.
Kontrolli i Lartë Shtetit dihet që ka shumë zagarë, e një ndër to është dhe Tiku, i cili është futur për të mbrojtur dhe “justifikuar” paaftësinë e shefit të tij, që thërret policinë sa herë i shfaqet ndonjë gazetar për t’i kërkuar llogari se pse ai nuk e zbaton ligjin që i ngarkon detyra, ku për miliona euro që konstaton si dëm ekonomik nga institucionet mjaftohet me rekomandime për të mmos bërë më dëme në të ardhmen.
Dhe në fakt sërish këto fatura dëmesh ku askush nuk mban përgjegjësi ligjore, i mbeten sërish në kurriz qytetarëve shqitarë. Por kjo është temë tjetër, dhe le të rikthehemi tek personazhi i mësipërm, fjala është për Adriatik Doçin.
Ky gjobaxhi që turpëron çdo ditë e më shumë kolegët e tij për faktin e vetëm se shitet si gazetar, është mësuar të vendosë gjoba ndaj bankave, politikanëve, dhe tashmë duket se ka dalë nga kontrolli minimal psiqik, duke guxuar të sulmojë media dhe pronarë të saj.
Ky qen-zagar po shanatazhon nëpërmjet portalit të tij dhe Presidentin e “Ora News”, Ylli Ndroqi, madje duke i treguar se mund t’i shkojë dhe në zyrë. Ky këlysh i Arben Shehut që prej vitesh është keqpërdorur si letër higjenike nga shefat e tij duhet të dijë se Ylli Ndroqi nuk është personi i duhur për t’i vendosur gjoba.
Mjafton të futeni në faqen e portalit që Doçi menaxhon e do shikoni qëndrimet e tij ndaj kronikave të caktuara. Në shumicën e lajmeve aty, ai sulmon, shpif dhe hedh akuza ndaj çdo personi që ai mendon se mund t’i vërë gjobë, apo ndaj çdo personi që ai paguhet.
Ja disa nga shkrimet që pasi i publikuar fillimisht, rezulton se i ka hequr, pasi ka marrë gjobën e caktuar, të paktën kështu thonë “burimet” pranë personit të tij:
1. Mafia e miellit blen Denar Bibën, matrapazi i Konkurrencës me të shkuar të errët heq gjobën 5 milionë euro për fiksimin e çmimit të miellit, i ‘përkëdhel’ me nga 2 milionë lekë
2. Prishje pazari? Berberi rihap tenderin 25 mln euro për monitorimin
https://prapaskena.com/?s=Prishje+pazari%3F+Berberi+rihap+tenderin+25+mln+euro+p%C3%ABr+monitorimin
3. Nga Agron Çela tek Gentjan Sula i Agikons, ja kush pritet t’i gëzojë pasuritë e Ilir Metës nëse do arrestohet nga SPAK për dosjen lobimi, përfiton edhe Muharrem Berisha
4. BKT mashtron klientët, i lë pa bukë për Vitin e Ri. Drejtori turk me dy gra dhe Arjana Xhafa e “miellit” vjedhin shqiptarët, pjesë e mafies së kredive MCA-ADCA
5. Pse Besi dhe Xhensila u prishën me Kristian Boçin, trafikantin e drogës me 3 emra. Hanin, pinin dhe rrinin bashkë
6. Trafikanti Armand Lilo i kullës pa leje ‘Syri i Tiranës’ merr ‘dhuratë të çmendur’ nga Rama, leje për kompleks pallatesh 3 ditë para Vitit të Ri, në vend të arrestimit, kunati i Xhafajt do vijojë pastrimin e parave në ndërtim
7. 3 milionë euro ‘gjeli’ i vitit të ri? Sheiku i Politeknikut Andrea Maliqari tender 10 milionë euro Ardit Metalisë së letrave false, nxori jashtë loje ofertën më të ulët. A fshihet pas Bashkim Ulaj?
8. I dënuar nga Spanja për drogë, lirohet nga qelia Anton Gjinaj, ndërtuesi i kullave në Tiranë
9. Patronazhistja e Veliajt, qindra mijëra euro ryshfet për projektet e AZHBR
10. Vazhdon sherri për 60 mln lekë/ Luan Kapri denoncon Ervis Berberin
11. Harbohen në disko gjyqtarët e rinj para se të kapin çekiçin, plas e ‘bardha’ pas mesnate
12. Arbër Hajdarit me vilë dhe fermë që 19 vjeç, pastrim parash me Fundjavë Ndryshe, vodhi 50 milionë lekë nga Buqjësia, prona publike e toka në bregdet. Babai i tij nga prokuror në pjesë e qeverisë
13. Mafia e miellit blen Denar Bibën, matrapazi i Konkurrencës me të shkuar të errët heq gjobën 5 milionë euro për fiksimin e çmimit të miellit, i ‘përkëdhel’ me nga 2 milionë lekë
14. ‘Hipopotami’ i kokainës Gjergj Luca që quajti fermerët ‘barbona’ shpallet personazhi i vitit nga një media periferike, linjat e trafikut të drogës dhe kamuflimi si oligark peshku
15.Fondi Shqiptar i Zhvillimit valë abuzimesh me tenderët, manovra me kriteret për të favorizuar kompani të caktuara
Nga ky hulumtim modest vetëvetiu lindin disa pyetje të cilat kanë nevojë për një shpjegim: Për llogari të kujt Adriatik Doçi shantazhon biznesmenët që kanë vite në treg?
Për llogari të publikut, apo xhepit?
Dhe nëse do ishte fjala për një shërbim ndaj publikut, atëherë pse duhet t’i fshinte lajmet “eksluzive” që ai publikon?
Tiku, ti u rrahe si qen dhe bërë pakt kundrejt pagesës që agresori të qëndrojë në punë; ti shet ç’të jetë e mundur për disa lekë.
Tiku ti nuk ke dinjitet. Deri dje ti dhe ai fundërrina Elvi Fundo çfarë nuk thatë për njëri-tjetrin, sot jeni bërë bashkë dy zagarë në shërbim të padronit tuaj fatkeq. Njerëzit ty s’të besojnë më Tiku! Ndaj ti vazhdo leh sa të të dojë qejfi se gjithçka që ti shkruan nuk ka më asnjë peshë.