Adriatik Doçi, gjobaxhiu “mercenar”, i certifikuar jo vetëm nga pronari që e ka punësuar, por dhe nga të tjerët

Qeni i radhës që leh në emër të AKSHI-t, por që fatkeqësisht paguhet nga taksat tona në KLSH si inspektor shërbimi civil, dhe jo pak por plot 1.5 milionë lekë në muaj, por ka vetëm një të metë se nuk shkon asnjë ditë në punë, vijon me shantazhet banale si gjobaxhi i certifikuar edhe nga pronari i tij, Karlo Bolino.
Ti na ngatërron me veten ngaqë je mësuar t’i vësh gjoba bankave dhe i detyron me niptin tënd sekondar të hapur me emrin tënd dhe me vulë Adriatik Doçi.
Për dijeni, RTV Ora që është një institucion që funksionon me kontrata dhe mediaplane, dhe jo si portali yt që shkruan paradite dhe i fshin linqet pasdite.
Ne nuk jemi si ty dhe nuk kemi gjë për të fshehur, siç fshihesh ti pas “kuqezinjve” që ti i kap si me infrared, por ne jemi grup mediatik që çdo gjë e bëjmë transparente dhe të vërtëtë.
Porositësit e tu që tashmë kanë shkuar për të dhënë llogari në SPAK, nuk na shantazhojnë ne me ty dhe gjobaxhinjtë e tjerë si puna jote.
Ne vazhdojmë punën të qetë dhe transparente, jo nga 2017-ta që lakon ti, por nga 2006-a e deri sot.
Ne nuk jemi portal eletronik dhe nuk funksionojmë si të tillë, por jemi televizion, o budalla. S’kemi gjë për të fshehur.
Nuk jemi kompani që bëjmë tendera, nuk jemi kompani që shpërndajmë reklama, por një grup mediatik që bëjmë ofertat tona. Kush bie dakort ne vijojmë udhëtimin, kush nuk bie, udhëtim të mbarë.
Ne nuk jemi si ti që bën lajme dhe heq lajme, duke i përdorur thjesht për shantazhe.
Po ne jemi gazetarë që atë që e raportojmë dhe shkruajmë vetëm për interes publik dhe jo si ti që shkruan me porosi, mundësisht me para në dorë.
Ndaj jo më kot ke marrë emrin “mercenar” i kompanive, apo individëve.
Si ky pronari i fundit që të dha kotheren e radhës që të lehësh për të dhe për AKSHI-n.
Nuk ke për t’u bërë kurrë gazetar. Dhe këtë e di edhe ti vetë.
Jo më kot ke hapur nipt për biznes gjobash, por dhe me këtë lloj pune nuk do kesh sukses, pasi do vijë një ditë që ndonjë kompani, apo bankë që ti ke shantazhuar do ta gjejnë kurajën dhe forcën për të të denoncuar penalisht.


