Adriatik Doçi shndërrohet në qen i tërbuar sa pa fletën e gjyqit për shpifje dhe shantazh. Dhe një histori se si ai i lehu dhe të zotit të tij
Qeni gjobaxhi Adriatik Doçi nuk i ka përmbajtur nervat sapo është njohur me një proces penal të thirrur nga biznesmeni Ylli Ndroqi për shpifjet, trillimet dhe shantazhet që ai bën në portalin e tij.
Duke mos pasur më mundësi të qëndrojë në prapaskenë sapo është njohur me letrën e gjyqit Adriatik Doçi apo qeni gjobaxhi në median shqiptare është shndërruar në një qen të tërbuar dhe në dëshpërim nuk heq dorë nga vesi i lehjes së përditshme dhe pa pushim për llogari të atyre që e paguajnë.
Bëhet fjalë për gazetarin mercenar që nuk ka lënë bankë shqiptare pa shantazhuar si: BKT, Intesa Sau Paolo, Union Bank, që me niptin e atij, Adriatik Doçi me vulë në dorë shkon çdo ditë dhe shantazhon bizneset dhe banka e nivelit të dytë.
Madje shkon deri aty sa të guxojë të shantazhojë edhe vetë Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, apo edhe djalin e ish-Guvernatorit, Erik Fullani.
Ky palo gazetar ka muaj që shantazhoin dhe pronarë mediash, si: Aleksandër Frangaj, Tan Dulakun, Irfan Hysenbelliun, apo edhe Ylli Ndroqin.
Për të qenë transparentë me publikun mund të shikoni në portalin e tij që s’ka lidhje aspak me mediat dhe gazetarinë se si të gjithë këto banka, biznese dhe biznesmenë shqiptarë shantazhohen nga gjobaxhiu dhe mercenari Adriatik Doçi, i cili pasi merr kafshatën e radhës i zhduk menjëherë këto shkrime nga çdo vend ku i publikon.
Përsa i përket Vasil Naçit, je ti gjobaxhiu, që leh për çdokënd, dhe ti ike një problem se i ngatërrpon njerëzit me veten, por askush nuk mudn të jetë si ti, pasi ti je një gjobaxhi ekzemplar, që nuk njeh as din e imam, dhe ti kujton se miqtë e shtëpisë janë objekte për t’u sulmuar dhe shantazhuar dhe gjobitur.
Ti përbalte edhe Gjergj Lucën që është një ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në Shqipëri. Ky je ti, Adratik Gjobaxhiu!
Fondi Besa, një nga investitorët më të mëdhenj në bujqësi në Shqipëri, ishte pre e shantazhimit tënd grotesk.
Kemi me qindra e qindra biznesmenë dhe deputetë që ti palo gazetar ke shandazhuar me niptin tënd me vulë, Adriatik Doçi. Por flasim në ditët në vijim për to.
Ndaj i bëjmë thirrje gjithë këtyre bizneseve që të marrin kurajon të denoncojnë këto shantazhime këtij gjobaxhiu që u shkon me çantë në dorë çdo ditë duke hedhur shpifje dhe kërcënime ndaj tyre.
Ky mercenar që leh çdo ditë me moton që: “Po nuk më paguat, do ju nxjerr të gjithë në portal”, ka bërë që së fundmi dhe një bankë e nivelit të dytë në bllok të bjerë pre e presionit të tij dhe si pasojë e një kontrate të nxituar ai po e zhvat çdo muaj.
Në ditët në vijim do t’ju vëmë në dispozicion të publikut këtë kontratë të Adriatik Doçit dhe shantazhet që ka marrë kjo bankë.
I bëjmë thirrje këtyre bankave dhe biznesmenëve që të rezistojnë dhe të mos bien pre e këtyre gazetarëve që janë kthyer në gjobëvënës dhe mercenarë.
Nuk fshihesh dot më pas prapaskëneës, pasi ke dalë tashgmë në skemë. Me emër dhe mbiemër do të japësh llogari në gjykatë.
Etika e gazetarisë nuk e parë në historinë e botës ku gazetari nuk bën lajme, por merret me pronarë mediash dhe biznesmenë duke tentuar t’i intimidojë, kërcënojë apo më keq akom, t’i shantazhojë.
Dhe këto janë lehtësisht të verifikueshme që nga portali i tij i njohur i prapaskenave, i kamufluar edhe me demaskime, por që tashmë viktima të tij ranë edhe kuqezinjtë, si dhe portale të tjera ku ai botonte shantazhet e veta.
Ky gazetar që nuk është i tillë, por është kthyer në një qen gjobaxhi që për t’u ushqyer detyrohet të hajë dhe jashtëqitjen e vet, është denoncuar së fundmi edhe nga pronari i medias ku ai është i punësuar, Report TV, Karlo Bolino, për shkrimet e ndyra që Adriatik Doçi bën në protalin e tij gjobaxhi.
JA ÇFARË THOSHTE CARLO BOLLINO NË REAGIMIN E TIJ MË DATË 11 SHKURT
Prej disa muajsh, me zë apo nën zë, më “akuzojnë” si pronar të një portali me emrin “Prapaskena”. Kjo është një shpifje që nisi fillimisht nga një biznesmen dashakeq, por tashmë, siç shpesh ndodh me admirimin e thashethemit në Shqipëri, kjo e pavërtetë është përhapur edhe mes shumë biznesmenësh, politikanësh, ministra e ministre. Shpifja është një erë e lehtë nga e cila është e vështirë të mbrohesh, pasi është e pamundur të përgënjeshtrosh një gjë që nuk ekziston. Prej muajsh e kam injoruar këtë legjendë duke besuar se do të shuhej vetvetiu, por jo, kjo shpifje reziston si çdo shpifje dhe rikthehet me forma të ndryshme në pikën që më detyron të bëj një reagim.
Jam gazetar prej 42 vitesh dhe nuk besoj se ekziston një individ në botë që të impenjojë edhe një cent të kursimeve të tij për të krijuar një media me të cilën nuk mund të mburret për pronësinë. Domethënë, nuk kuptohet se me ç’qëllim do të kisha krijuar “Prapaskenën” duke mbetur i fshehtë, kur ndërkohë kam mediat e mia që janë mijëra herë më të lexuara, më të bukura, më të ndershme dhe më të besueshme se “Prapaskena”, një lloj kioske online ku “gazetarë” shkruajnë në formë anonime pa publikuar asnjë lloj prove. Shumë prej viktimave të atyre shkrimeve janë edhe miq të mi ose njerëz që i njoh, politikanë që vlerësoj ose klientë publicitarë të grupit tim editorial: me ç’qëllim duhet t’i godas pas shpine? Në këmbim të ç’interesi pervers?
Kush më njeh apo më ndjek në debatet televizive, e di mirë se sa i fiksuar jam profesionalisht për të folur gjithnjë me dokumente në dorë. “Prapaskena” dhe shumë portale online të të njëjtës kategori, janë ekzaktësisht e kundërta e këtij principi. Godasin, akuzojnë, baltosin këdo majtas e djathats pa treguar asnjëherë një provë. Opinioni ose bindja personale e kujt shkruan, ose, më keq akoma, një thashethem, shndërrohen në fakte. Sikur të ishte gjithçka e provuar. Janë e kundërta totale e gazetarisë që unë praktikoj dhe u mësoj të tjerëve prej dhjetëra vitesh. Ç’logjikë perverse do më shtynte të hapja një palo-portal që kundërshton historinë time njerëzore dhe profesionale?
“Prapaskena” dhe shumë portale të tjerë të llojit të saj, që helmojnë botën e mediave shqiptare, nuk ka asnjë lidhje me gazetarinë time, është vetëm armë për të vendosur gjoba. Mjafton të shohësh me dhjetëra artikuj të publikuar e më pas të fshirë. Gati gjithnjë pas një artikulli të fshirë, është një gjobë e paguar. Janë dhjetëra vite që luftoj gazetarinë e gjobave dhe nëse prej kohësh nuk po shkruaj më për këtë kancer të profesionit, e vetmja arsye është se jam dorëzuar: gjobaxhinjtë janë tepër dhe më të fortë se unë dhe sepse kam kuptuar se shumë biznesmenë dhe politikanë preferojnë më shumë të bashkëpunojnë me një gjobaxhi, sesa me një gazetar të ndershëm. Sepse gjobaxhiun e kontrollojnë duke e paguar dhe të paguash është shumë më e thjeshtë se të bindësh me logjikë.
E kam kuptuar shumë mirë se legjendën-shpifje se unë qenkam pronari i "Prapaskenës" e ushqejnë kundërshtarë apo konkurrentë të mitë që përpiqen të minojnë vlerën më të rëndësishme që kam: Besueshmërinë. Është një modë e këtyre viteve të fundit, një mënyrë e re për të më sulmuar ata që nuk mendojnë si unë ose që nuk duan të pranojnë vlerat profesionale që kam dhe kontributin që kam dhënë. Duke mos arritur ta bëjnë me gjërat që publikoj në mediat e mia, gjithnjë reale dhe të dokumentuara, e bëjnë me gjërat që nuk i kam publikuar unë, por që publikon "Prapaskena", që gati gjithnjë janë shpifje! Po unë jam gazetar dhe në çdo gjë që them dhe shkruaj vë në vetë të parë fytyrën time. Të mjerët ata që nuk e kanë këtë kurajo. Ata janë thjeshtë mizerabël bashkë me ata që i besojnë.
Gjëja më e pabesueshme e kësaj legjende-shpifje është se Prapaskena e ka një pronar të vetin, themeluar më datë 18.11.2021 dhe regjistruar rregullisht në QKB me NIPT M12318011Q. Pronari dhe administratori quhet Erzen Dali Lita, lindur me 22.06.1981. Duke lexuar QKB mësoj se nga data 5.09.2022 aksionet e Prapaskenës janë nën sekuestro konservative nga ana e përmbaruesit Fatos Alimadhi, me sa kuptoj nga borxhe ta pa paguara nga Erzen Lita. Përse përmbaruesi nuk është paraqitur të më kërkojë paratë mua, meqë për disa qënkam “pronari”? Dhe përse biznesmenë, politikanë, ministra dhe ministre para se të hedhin baltë ndaj meje, nuk i telefonojnë botuesit Erzen Lita për t’i kërkuar llogari për shpifjet që ky portal publikon, në vend që të thonë se i kam bërë unë? Për ta gjetur nuk është e vështirë: në QKB është dhe adresa e "Prapaskenës": Rr. Sokrat Miho. Pallatet "Sandy" Nr. 13. Tirane, bashke me numri i telefonit: 0692142685.
Ligji është i qartë: kur një portal publikon një artikull që konsiderohet shpifje edhe nëse është anonim, mund të bëhet padi civile ndaj pronarit. Atëherë, shkoni në gjykatë me të gjithë artikujt false që ai portal ka publikuar dhe askush të mos guxojë më ta lidhë me emrin tim atë kanaçe. Prapaskena dhe pronari i saj janë një makineri për të prodhuar gjoba, kriminelë të informacionit. Tani shpresoj të më padisin në gjykatë për shpifje, kështu të paktën faktojmë cili është me të vërtetë.
Dokumentet e publikuara nga Carlo Bollino
(Kliko këtu për ekstraktin në QKB për 'Prapaskena.com')
(Kliko këtu për të lexuar Statutin e shoqërisë 'Prapaskena.com')