Demalia: KLSH, institucion qokash, në bordero dhe gazetarë. Pse i jep rrogë gjobaxhiut Adriatik Doçi?

Publicisti Ilir Demalia kritikon Kontrollin e Lartë të Shtetit për mosushtrimin e detyrës.

Për Ora News me gazetaren Siklajda Shorja ai tha se KLSH është kthyer në një institucion punësimi që bën qoka.

Dhe për tu mbrojtur ndaj kritikave të mediave, shtoi ai, KLSH paguan gazetarë gjobaxhinj për ti sulmuar.

Demalia: Ky institucion më kujton bashkimet profesionale të Rita Markos, nuk ka ka asnjë vlerë. Është kthyer në një institucion punësimi, fryn administratën me 300 e ca  vetë për qoka.  Paguan gazetarë që na dalin si investigues. Marrin raportet e medias dhe i interpretojnë si investigatorë. Teatër absurd. KLSH në vend të kontrollojë shtetin dhe të çojë raportin në prokurori dhe prokuroria të nisë hetimnet, ky institucion bën qoka. Merr gazetarë që të sulmojnë mediat e tjera, të vënë gjoba. Çfarë pune ka gazetari Adriatik Doçi që të marrë rrogë nga KLSH në një kohë që është gazetar i Tv Report. Si mund të jetë i besueshëm ky? Prokuroria të vërtetojë kush janë gazetarët që nuk shkojnë në punë dhe marrin rroga nga KLSH.

Ndërsa ishte së fundi në Shqipëri për pushime, ai tha se pa një shoqëri që jeton pa motiv dhe qëllim.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET