"21 janari", Artan Hoxha në polici për audio-regjistrimin: Berisha dhe Rama të përgjigjen kush i vrau Aleks Nikën e Hekuran Dedën

Gazetari Artan Hoxha ju përgjigj thirrjes së policisë së Tiranës pasditen e sotme lidhur me audio-komunikimin e Gardës të publikuar prej tij një ditë para 12 vjetorit të ngjarjes së 21 janarit, ku humbën jetën katër qytetarë në bulevard.

Hoxha: Detyra i është lënë policisë gjyqësore të policisë së kryeqytetit. Në moton e avokatit Maks Haxhia që ka thënë se ata që vijnë këtu në kohë dimri duhet të vishen trashë dhe unë jam veshur me triko leshi dhe pallto leshi, kështu që kam ndërmend të qëndroj gjatë.

Çfarë ka qenë për tu bërë publike deri tani e kam bërë, pjesa tjetë është çështje e hetimit. Janë ata që e vlerësojnë nëse është një indicie që të çon drejt një prove, mund të kualifikohet si provë, nëse mund të jetë një element që mund të ndihmojë grupin e hetimit për të shkuar te provat që mund të çojnë në zbardhjen e 21 janarit.

Fakt është se 12 vite pas ne kemi dy të vrarë në bulevard, Hekuran Dedën dhe Aleks Nikën që janë ekzekutuar para kamerave dhe janë pa autorë. Sot ajo që duhet të jepet përgjigje nga ish-kryeministri i kohës që vazhdon me variantin e vjetër që Garda ka zbatuar ligjin për përdorimin e armëve, ndërkohë ajo që kam nxjerrë unë së fundmi tregon se Garda jo vetëm nuk ka zbatuar ligjin por ka ekzekutuar qytetarë të pafajshëm me urdhër, qytetarë që kanë qenë përtej trotuarit.Aleks Nika është ekzektuar te kullat, përballë kryeministrisë, nuk ka qenë as brenda në bulevard.

Sa kohë këto vrasje janë pa autor,dhe dy vajzat e Aleks Nikës nuk kanë një përgjigje kryeministri i kohës Sali Berisha dhe kryeministri që është sot Edi Rama duhet tu japin një përgjigje atyre. Ajo që duhet të marrë përgjigje është kush e ka vrarë Aleks Nikën dhe Hekuran Dedën? Tani dimë se kush e ka vrarë Ziver Veizin.

Hoxha tha se audio-komunikimi nuk është një provë por indicie për të çuar te prova.

"Edhe ajo video që unë nxora në 21 janar nuk u cilësua provë por shërben si indicie për të çuar te prova. Pamja dëshmoi se nga automatiku i Shefit të Shtabit Agim Llupo ishte qëlluar Ziver Veizi, rrëzoi gjithë alibinë e Sali Berishës".

EMISIONET