1500 euro për patentën e bllokuar/ SPAK evidenton 7 episode ku të përfshirë janë 2 punonjësit e policisë

Këtë të diele dy punonjësit e policisë Amarildo Lika dhe Elio Picoku do te dalin para gjykatës së posaçme për t’u njohur masën e sigurisë. Sipas dosjën hetimorë të siguruar nga ora neës në total janë 7 episodë të identifikaura nga hetuesit ku dy punonjësit e policisë nëpërmjet sekserave jepnin patentat e bllokuara kundrejt shumave të caktuara.

“Ora News” ka siguruar dosjën hetimore të përfshirjes së dy punonjësve të policisë së Qarkullimit Rrugor në veprimtari të paligjshme në dhënien e lejeve të drejtimit të bllokuara.

Sipas dosjes, Spiro Tore, i është pezulluar patenta nga data 27.10.2022 - 27.04.2023. Ky i fundit është pyetur në polici ku deklarin se ka kontaktuar me shokun e tij, shtetasin Revi Osmani, të cilit gjithashtu ja kishin pezulluar patentën, por e kishte rimarrë pasi kishte njohje me punonjës të policisë.

Nga ky komunikim rezulton se leja e drejtimit është marrë më datë 05.11.2022 dhe për këtë gjë është paguar vlera prej 900 euro.

Revi Eri Osm: “O Zio sa muaj ta kanë heq, 6 muaj?

Spiro Tore: 6

Revi Eri Osm: 900 euro, më pak s’bëhet se 100 i ka ul, se s’po merr kafe ai sekseri, se 1000 e kanë si normë se është 6 muaj prandaj.

Spiro Tore: Shumë fare o vlla!

Revi Eri Osm: Për Zotin shumë janë se është 6 muaj.

Spiro Tore: Po kur e merr psh ai?

Spiro Tore: Ta takojmë ne sot.

Revi Eri Osm: Unë për vete pagova 500 euro për 3 muaj, që ma hoqën.

Revi Eri Osm: Time 6!

Spiro Tore: Po ok po për sa e merr dmth

Revi Eri Osm: 5 ditë, nga sistemi hiqet pa merak.

Spiro Tore: Po ok e takojmë dot sot.

Revi Eri Osm: Për me e taku se takojmë dot se nuk dihet se kush është veç në qoftë se vjen m’takon mua dhe ja jap njeriut të vet kafen se ai është brenda të Drejtoria e Rrugores.

Spiro Tore: O vlla thjesht kam hall sa e sigurt është se s’janë pak lekë.

Revi Eri Osm: Unë për vete se kam taku vet veç ja kam dhënë një kusho lekët e është marrë ai, se s’ka besim të tjerët 10000% e sigurt kështu s’besoja as unë po veç kur më sollën patentën të dyqani.

Spiro Tore: Ok, ku të të takoj unë.

Revi Eri Osm: (dërgon një foto të procesverbalit të konstatimit të shkeljes me numër serie 3………, me sanksion gjobë 35 000 lekë dhe masë plotësuese pezullim drejtimi 3 muaj)

Revi Eri Osm: A t’vi poshtë pallatit tënd.

Spiro Tore: Ku të duash vëlla, ja të marr lekët.

Revi Eri Osm: Hë se takohemi poshtë pallatit tënd, se e kam më afër, sa t’më bëjë rruga nga Kamza.

Spiro Tore: Ok!

Revt Eri Osm: (dërgon me screenshot një pjesë të bisedës ku janë 2 mesazhe që i kanë ardhur (forearded) në aplikacionin Ëhatsapp me përmbajtje "Sa erdha te puna se kam qenë pa qejf vete mut me grip Sot ose nesër tak” dhe kthim përgjigja e tij është “Oki zmr”

Revi Eri Osm: Sot ose nesër, kismet e ke në dorë. Se kishte pasur ca probleme ai boti.

Spiro Tore: Po hajde ishalla sot

Revi Eri Osm: Kismet ca t’më thotë mbrapa, se s’kishte qënë nja 2 ditë në prandaj.

Spiro Tore: Do kishim mbaruar pune me kohe dmth

Revi Eri Osm: Do thyej telefonin pak më vonë sa t’mbaroj punë.

Spiro Tore: Mirë vëlla, rrofsh.

Revi Eri Osm: I dërgon foto të lejes së drejtimit të shtetasit Spiro Tore, të cilën po e mban në dorë dhe është

Revi Eri Osm: mesazh vocal "hahahaha (qesh) sa më bëjë rruga me ardh aty, të them të dalësh poshtë pallatit, se s’kam kohë, se kam ca punë të tjera".

Spiro Tore: T’u bëftë dita 1000.

edison vatnikaj patentat amarildo lika elio picoku

EMISIONET