15 vjet nga “Gërdeci”/ Homazhe dhe lot, familjarët kujtojnë jetët e humbura

15 vite nga tragjedia e Gërdecit familjarët e viktimave zhvilluan homazhe në memorialin e ngritur në vendin e tragjedisë. Mes lotësh ata kërkuan që drejtësia të vihet në vend për jetët e humbura.

Më 15 Mars të 2008 një magazinë e kthyer në fabrikë për demontimin e armëve shpërtheu në Gërdec duke u marrë jetën 26 personave.

Ashtu siç do vit edhe këtë 15 vjetor familjarët e viktimave i kujtuan të afërmit e tyre që humbën jetën nga shpërthimi duke vendosur dhe buqeta me lule në memoralin në nder të tyre.

Vitet kanë kaluar por lotët e dhumbjes ende nuk janë tharë.

Edhe sot pas 15 vitesh dhimbja është e madhe për to.

"Çfarë faji kishte djali im, o shpirti i mamit," tha një prej familjarëve.

15 vite pas ngjares askush nuk është dënuar për jetët e marra.

"Nuk e di çfarë do të bëjmë por vetëm një përgjigje dua. Pse nuk jeton djali im. 22 vjeç djali në dhe. Ka 15 vjet pa zbardhur asgjë," tha një prej familjarëve.

Tragjedia e Gërdecit gjithashtu la dhe mbi 300 të plagosur. Familjarët ende nuk i kanë humbur shpresat pas vendimit të fundit të SPAK për të hapur çështjen ndaj ish-ministrit të mbrojtjes.

EMISIONET