100 vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Yuri Kim: Kurrë nuk u lëkundëm nga të besuarit tek ju
Në 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, ambasadorja amerikane Yuri Kim, në fjalën e saj deklaroi se vendi i saj ka patur gjithmonë besim tek populli shqiptar, duke qenë e vetmja gjë qysh prej fillimit të vendosjes së marrëdhënieve që nuk ka ndryshuar mes palëve. Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka uruar shqiptarët në 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me një mesazh të përcjellë nga ambasada amerikane gjatë aktivitetit të posaçëm për të shënuar këtë ditë. Biden deklaroi se në të ardhmen SHBA-të do të vazhdojnë që të qëndrojnë pranë Shqipërisë.
Në 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA, ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka theksuar se bashkëpunimi dhe marrëdhënia e veçantë mes dy shteteve nuk është ndalur asnjëherë.
"SHBA kurrë nuk është lëkundur bësimi për një Shqipëri të pavarur dhe sovrane. Ne kurrë nuk jemi lëkundur nga të besuarit tek ju. Ishim krenarë kur ju mbështetëm kur ju këputët vargonjtë e diktaturës komuniste," tha ajo.
Madje në fjalën e saj ajo nënvizoi dhe marrëdhënien e ngushtë në realizimin e reformave.
Presidenti amerikan, Joe Biden, i është drejtuar me një videomesazh të posaçëm shqiptarëve për 100-vjetorin e nisjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona.
Bashkëpunimi në Ukrainë si dhe në rrugën drejt integrimit në BE, por edhe mbështetja në luftën ndaj korrupsionit, ishin pikat kyçe të theksuara prej kreut të Shtëpisë së Bardhë.
Deklarata e plotë e ambasadores Yuri Kim
"Duke njohur njëri-tjetrin si kombe, më 28 korrik 1922 Shqipëria dhe Amerika ndezën një pishtar të shenjtë që është përcjellë dnër breza. Gjatë ditëve të errëta të komunizmit ai pëishtar i shenjtë u ruajt nga shqiptarët dhe madje disa paguan cmimin më të lartë dhe amerikanët. Ishte një pishtar që u fsheh por nuk u lejua kurrë që të shuhet.
Prandaj ne që kemi mbledhur këtu sot kemi nderin të trashëgojmë pishtarin dhe ta mbajmë atë lart sëbashku duke ngrohur miqësinë mes popullit amerikan dhe shqiptar duke ndriçuar rrugën përpara, në shtegun tonë të përbashkët si miq dhe alëatë të vërtetë.
Ndërsa shënojmë një shekull të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, e shfrytëzojmë këtë rast për të gjithë amerikanët dhe shqiptarët që erdhën përpara nesh dhe kontribuan për partneritetin SHBA-Shqipëri. Veçanërisht ata shqiptarë guximtarë që paguan çmimin e lirisë dhe miqësisë duke dhënë jetën e tyre. Shumë gjëra kanë ndryshuar në 100 vite, por ja çfarë mbetet e pandryshuar dhe e vërtetë.
SHBA-ja kurrë nuk është lëkundur nga besimi për një Shqipëri të pavarur dhe sovrane. Ne kurrë nuk jemi lëkundur nga të besuarit tek ju. Ishim krenarë kur ju mbështetëm kur ju këputët vargonjtë e diktaturës komuniste në '91. Ishim krenar që mbështetëm aplikimin tuj për tu anëtarësuar në NATO, në 2009.
Krenar që ndoqëm udhëheqjen tuaj si kryesues në detyrë të OSBE-së në 2020. Krenar t'ju miorëprisnim si partner në Këshillin e Sigurimit në kombet e Bashkuara, në janar të këtij viti dhe sërish krenar të festojmë me ju këtë muaj kur ju filluat zyrtarisht negociatat ër të zënë vendin tuaj si një komb i begatë dhe demokratik brenda familjes europiane.
SHBA-ja nuk është lëkundur kurrë dhe nuk do të lëkundemi kurrë për mbështetjen e sovranitetit të popullit shqiptar për sovranitet, demokraci, begati dhe drejtësi.
