Lëkundje tërmeti në disa qytete të vendit, ja ku ishte epiqendra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2023, 12:03

Lëkundje tërmeti janë ndjerë sot rreth orës 11:57 me epiqendër në Elbasan.
Tërmeti ishte i shkallës 4.1 Rihter.
Epiqendra ishte në Elbasan, 39 km nga Tirana, me një thellësi 10 km.
Lëkundjet u ndjenë në disa qytete të vendit, nga Korca në Tiranë. Nuk ka raportime për dëme ndërsa pritet të ketë një reagim zyrtar nga IGJEUM.
Kujtojmë se tërmeti vjen 4 ditë pas tërmetit tragjik në kufirin Turqi-Siri me mbi 16 mijë viktima.
Lëkundje tërmeti pati disa javë më parë në ditët e para të janarit me epiqendër në Klos e që dëmtoi disa pallate.
