Atentati në Tiranë, ja gjendja shëndetësore e të plagosurve/ Flet babai i të plagosurit: Djali thjesht po pinte kafe
Nga spitali i Traumës në kryeqytet, gazetarja Anxhela Celibashi theksoi se gjendja shëndetësore e pesë të plagosurve të djeshëm në atentatin në lokalin në pronësi të Fatjon Muratit është jashtë rrezikut për jetën janë shtetasit.
Në gjendje më të rënduar është shtetasi Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), ndërsa Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli paraqesin gjendje të mirë dhe të stabilizuar.
Ndersa babai i Emanuel Salës, njërit prej të plagosurve mbrëmjen e sotme në lokalin në pronësi të Fatjon Muratit ka dhënë një intervistë për mediat.
Ai tha se i biri ka qenë duke pirë kafe në momentin që ka ndodhur ngjarja ndërsa tha se ka marrë dy plumba.
Më tej ai theksoi per "Euronews Albania" se i biri është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Si ndodhi ngjarja?
Rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit Fatjon Murati në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit Sahit Murati 00 vjeç, Astrit Mera 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç dhe Genc Shohalli, 55 vjeç.
Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.
Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër.