Masakra te “Don Bosko”, gjendet një makinë e djegur me dy kallashnikovë brenda

Një makinë ku brenda saj janë gjetur dy kallashnikov është gjetur e djegur në zonën e Manzës.

Dyshohet se kjo makinë i përket autorëve të masakrës së djeshme në zonën e “Dob Boskos” në Tiranë, ku mbeti e vrarë një grua dhe të paktën 5 persona të tjerë u plagosën.

Armët dhe makina po këqyren nga policia shkencore për të zbuluar ndonjë gjurmë.

Kujtojmë se në ngjarjen e djeshme humbi jetën banakierja e lokalit në pronësi të Fatjon Muratit një person me precedentë të theksuar kriminalë.

Ndërsa të plagosurit që mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën janë shtetasit: Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli.

Policia Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në vendin e quajtur "Ura e Sulë Meres", në territorin e fshatit Likmetaj, shërbimet e Policisë të Stacionit të Policisë Manzë, duke ushtruar kontroll në territor, për kapjen e autorëve të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën "Ananstas Shundi", Don Bosko, Tiranë, kanë konstatuar të djegur plotësisht, një automjet tip "BMW", brenda të cilit janë gjetur 3 armë zjarri automatike.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky automjet është përdorur për kryerjen e ngjarjes së mbrëmshme, në rrugën "Ananstas Shundi", Don Bosko, Tiranë.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve, vijon punën në bashkëpunim me specialistët e Institutit të Policisë Shkencore, për të dokumentuar lidhjen e automjetit të djegur, me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Tiranë.

vrasja sahit murati atentati don bosko fatjon murati astrit meraj emanuel sala ermir bejuku genc shohalli mimoza paja makine e djegur

EMISIONET