Veliaj: Xhamia e Namazgjasë stoli për Tiranën, parking nëntokësor 200 vendësh
Xhamia e Namazgjasë një ndër objektet e kultit në kryeqytet do të shërbejë jo vetëm si një simbol i vlerave shpirtërore për myslimanët por si një zgjidhje për parkimet.
Në projekt parashikohet ndërtimi i një parkimi nëntokësor me kapacitet 200 vende dhe një hapësirë e re e gjelbëruar për kryeqytetin.
Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj sëbashku me kreun e komitetit mysliman Skënder Brucaj pa nga afër ecurinë e punimeve të xhamisë së madhe.
Veliaj: Kjo xhami, nuk do t’u shërbejë vetëm besimtarëve, por edhe qytetarëve të Tiranës. Këtu do të kemi një parkim nëntokësor me 200 vende parkimi, i cili do të jetë i hapur për publikun. Deputetët e Parlamentit të Shqipërisë, por edhe qytetarët që punojnë në rrugën e Elbasanit, nuk kanë pse parkojnë nëpër trotuare, pasi do të kenë këtë parking publik.
Brucaj: Komuniteti Mysliman ka vite që e ka merituar një objekt kulti të tillë, që do të rrezatojë vlera shpirtërore jo vetëm për besimtarët myslimanë, por për të gjithë qytetarët e Tiranës, me mundësitë që do të ofrojë. Shpresoj se për pak vite do e kemi të përfunduar këtë objekt dhe jam i bindur se do të jetë një symbol, jo vetëm për myslimanët shqiptarë, por për të gjithë besimtarët myslimanë në Ballkan e më gjerë.
Kryetari i bashkisë Erion Veliaj dënoi sulmin terrorist të një ditë me parë në Stamboll të Turqisë.
Veliaj: Ajo që ndodhi dje në Stamboll ishte një tragjedi e jashtëzakonshme dhe veprime të tilla nuk kanë lidhje me besimin apo me ato që feja dhe besimi predikon dhe mëson në xhamitë tona.
Ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë pritet të përfundojë në muajin mars të vitit 2018, duke përmbushur obligimet fetare të besimtarëve myslimanë 1200 metra katrorë sipërfaqe të hapur që mund të shfytëzohet si park nga qytetarët e kryeqytetit.
