Debate në studio për anglezët, Myrta: Ja çfarë pritet të ndodhë në fazën e nxehtë të eliminimit direkt

I ftuar në emisionin “Ora e Botërorit”, gazetari sportiv Ermal Myrta u bë pjesë e debatit mbi nivelin e Kampionatit Botëror, ku në fokus të bisedës ishte kombëtarja e Anglisë dhe performanca e saj në ndeshjet e para.

Gjatë një shkëmbimi replikash mes të ftuarve, Myrta kundërshtoi se Anglia ka bërë një "hap fals" në fillim të rrugëtimit të saj.

Ai tha se skuadra ka treguar një nivel të lartë futbolli dhe ka arritur fitore të rëndësishme, si ajo kundër Kroacisë. Nga ana tjetër, nuk munguan argumentet se historikisht kjo kombëtare ka treguar lëkundje në sfidat hapëse.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË

EMISIONET