Shtrepi: Franca, Spanja, Argjentina, Brazili dhe Holanda po tregojnë një formë të frikshme, sa për Ronaldon ...
Gara për Kupën e Botës po bëhet gjithnjë e më e nxehtë, por rruga drejt finales duket se është e mbushur me pengesa të pakapërcyeshme për disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit.
Në emisionin “Ora e Botërorit” në “Ora News”, i ftuar ishte Josel Shtrepi, u shpreh se pavarësisht dëshirës së madhe të sportdashësve, duke iu referuar spikeres Ester Sula, për të parë Cristiano Ronaldon të ngrejë trofeun e shumëdëshiruar me Portugalinë, analizat tregojnë një realitet krejt tjetër në fushën e blertë.
Skuadra të tilla si Franca, Spanja, Argjentina, Brazili dhe Holanda po tregojnë një formë të frikshme, duke u kthyer në barriera masive për portugezët.
Këto kombëtare po dominojnë lojën me një forcë të jashtëzakonshme, duke vënë në dyshim aftësinë e Portugalisë për të mbërritur deri në fund të këtij rrugëtimi.
Në qendër të vëmendjes për Shtrepi mbetet Franca, të cilën e konsideroi një makineri e vërtetë futbolli. Me një skuadër ku të 23 lojtarët janë në të njëjtin nivel elitar dhe me yje të paprekshëm si Theo Hernandez në krahun e majtë, francezët janë një kundërshtar që nuk lejon vend për gabime. Megjithatë, ai paralajmëroi se mungesa e përplasjeve të mëdha deri në këtë fazë lë ende një dritare të hapur për të papritura.
Nuk mungojnë as surprizat dhe parashikimet e guximshme që shkojnë deri aty sa të shohin Kolumbinë si fituese të mundshme të trofeut, duke ndezur debate dhe humor mes panelistëve.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË


