Bashkia e Tiranës dhe Vodafone prezantojnë aplikacionin unik

Bashkia e Tiranës dhe Vodafone prezantojnë aplikacionin unik

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Vodafone Albania kanë prezantuar aplikacionin më të ri për qytetarët "Tirana ime". Ky program shkarkohet falas nga të gjithë përdoruesit e smartphone , të cilët do të kenë akses online për infomacione mbi gjendjen e trafikut, ndotjen, transportin, turizmin. Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha aplikacioni do të shërbejë edhe në ditë si "dita pa makina" në 14 mars për të parë reduktimin e ndotjes.

Qytetarët e Trianës që kanë një smartphone nëpëmjet shkarkimit të apliakcionit "Tirana ime" mund të njihen me gjendjen e trafikut, me të dhënat e monitorimit të ndotjes, me gjendjen e transportit publike si cmimet dhe destinacionet si dhe vendet histrorike dhe kultuore për tu vizituar nga turistët.

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Vodofanon Albania ofron keto mundesi.

Aplikacioni "Tirana Ime" vjen për të gjithë qytetarët e Tiranës si një udhëzues dixhital për kryeqytetin, Nëpërmjet teknologjisë më të fundit 4 G qytearët mund të njihen në kohë reale me 6 kategoritë e shërbimeve. Në datën 14 mars është dita e rradhës "Tirana pa makina", ecuria e së cilës do të pasqyrohet edhe në aplikacion e funditi që mund të shkarkohet falas nga përdoruesit e smartphone.

“Me aplikacionin Tirana ime ne jemi ndër qytetet më të zgjuar në Ballkan. Ky aplikacion vepron në kohë reale dhe duhet të merret si mundësi dhe jo si problem. Aplikacioni Tirana ime është në shërbim të qytetarëve”, tha Veliaj.

EMISIONET