Pasi mbajti 14 tubime në tre ditë, Presidenti Donald Trump po kalon Ditën e Zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë duke bërë thirrje, duke dhënë intervista, duke monitoruar ngjarjet dhe duke shpresuar për një fitore.

Mëngjesin e sotëm Trump kishte një intervistë telefonike me një nga emisionet e tij të preferuara”Fox & Friends” .

Gjatë intervistës  për Fox News Trump ka thënë se ai synon fitoren “vetëm kur është fitore. Nuk ka nevojë për lojëra”.

Ndalesa e fundit e Trump në garën e tij ishte një vend i përshtatshëm në  ditën e zgjedhjeve. Presidenti  udhëtoi drejt selisë në Arlington, Virginia aty ku po  e prisnin me qindra përkrahës.

“Unë mendoj se do të kemi një natë të shkëlqyeshme dhe  katër vjet të shkëlqyera”- iu drejtua Trump përkrahësve të tij.

I pyetur nga gazetarët nëse po punonte për një fjalim pranimi apo një fjalim koncesioni, Trump dha përgjigjen epike ashtu si vetëm ai mund ta thotë.

“Unë ende nuk jam duke menduar për fjalimin e koncesionit ose fjalimin e pranimit,” tha ai, duke shtuar, “Të fitosh është e lehtë. Humbja nuk është kurrë e lehtë, të paktën jo për mua”– duke lënë të kuptojmë se ai as që e ka menduar një fjalim humbjeje.