Tre persona në kërkim për plagosjen e 30-vjeçarit në Korçë, e goditën me sende të forta, pastaj e qëlluan me pistoletë

Policia e Korçës ka shpallur në kërkim 3 persona lidhur me plagosjen me armë zjarri të një 30-vjeçarit Igli Qani mbrëmjen e të martës, 2 mars.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 7.

Në kërkim janë shpallur shtetasit L. D., 33 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, E. D., 27 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë dhe E. N., 20 vjeç, banues në Korçë.

"Nga veprimet e kryera dhe provat e grumbulluara rezulton se këta shtetas, pasi janë konfliktuar fizikisht me shtetasin I.Q, e kanë goditur me sende të forta dhe e kanë plagosur me armë zjarri tip pistoletë, i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën".

Nga ana e Policisë po punohet intensivisht për kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit".

Vendi Lajmi i fundit Kronike

EMISIONET