Plagosje me armë zjarri në Korçë
Një person ka mbetur i plagosur në këmbë pas disa të shtënave me armë zjarri në lagjen nr 5 në Korçë.
Mësohet që i lënduari Igli Qani, rreth 30 vjeç është dhunuar fizikisht dhe më pas është plagosur nga autori. Ai është jashtë rrezikut për jetën.
"Më datë 02.03.2021, rreth orës 17:50, në lagjen nr. 5, Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se është dëmtuar në këmbë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, shtetasi I. Q., rreth 45 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.
Qani është person me precendentë të mëparshëm penalë për armëmbajtje pa leje.
Policia sakaq ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen dhe po punon për kapjen e autorit.

