Volvo përgatit surpriza për vjeshtën/ Dy modele të reja të elektrizuara në rrugë

Volvo përgatit surpriza për vjeshtën/ Dy modele të reja

Volvo ka zbuluar planet për pjesën e dytë të vitit 2026, duke paralajmëruar prezantimin e dy automjeteve të reja që pritet të forcojnë gamën e saj.

Pavarësisht një fillimi jo shumë pozitiv të vitit, me shitjet me pakicë që ranë me 8% në 324 mijë e 800 njësi, kompania suedeze pret një rikthim të fuqishëm në muajt e ardhshëm.

Optimizmi i Volvo-s lidhet me modelet e reja që po hyjnë në treg. Dërgesat e SUV-it elektrik EX60 kanë nisur këtë muaj, ndërsa kërkesa për modelin elektrik EX90 ka arritur nivele rekord.

Në fillim të vjeshtës, marka në pronësi të gjigantit kinez Geely do të prezantojë dy automjete të reja. Volvo nuk ka zbuluar ende detaje të plota, por ka konfirmuar se të dy modelet do të jenë të elektrizuara.

Sipas pritshmërive, ato mund të jenë versione hibride plug-in dhe jo automjete plotësisht elektrike, duke reflektuar strategjinë e kompanisë për një kalim gradual drejt elektrifikimit.

Volvo synon që modelet e reja të rrisin shitjet dhe të forcojnë pozicionin e saj në tregun global të automjeteve të elektrifikuara.

 

 

EMISIONET